Lajme

Qeveria liron profesionistët shëndetësorë nga diaspora nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 30 September 2022

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka liruar nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër, profesionistët shëndetësor të cilët konsiderohen pjesëtarë të diasporës e të cilët me kërkesë të institucioneve shëndetësore angazhohen përkohësisht në këto institucione.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ky vendim pritet të jetë nisje e një stadi reformues të shëndetësisë.

“Duke uruar që ky vendim të jetë edhe nisja e një stadi transformues të shëndetësisë. Duke marrë në konsideratë rëndësinë e sjelljes së kapitalit njerëzor nga mërgata kërkoj miratimin e këtij propozim vendimi”, ka thënë Sveçla.

-Advertisement-

Qeveria ka miratuar po ashtu projekt-udhëzimin administrativ për licencimin e profesionistëvë shëndetësorë të huaj.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se po shënohet një epokë e re bashkëpunimi me mërgatën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera