Lajme

Publikohet tavani i çmimit të derivateve për 24 orët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 03 September 2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin e çmimit të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas MINT, çmimi maksimal për Dizel do të jetë 1.76 euro për litër.

Ndërkaq, për Benzinë çmimi maksimal për 24 orët e ardhshme do të jetë 1.40 euro.

-Advertisement-

Derisa për Gas çmimi do të jetë 0.76 euro për litër.

Këto çmime vlejnë për datën 3 shtator 2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë prej nga ora dhe data e publikimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera