Publikohet fotoja e personit që vdiq në aksidentin në autostradë, ishte infermier në Istog
Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 10 January 2023
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar dy të tjerë.
Gazeta Express e ka konfirmuar nga Drejtoria për Shëndetësi në Istog se personi që mbeti i vdekur në këtë aksident është Sabaudin Sijariq, i cili punonte si infermier në Qendër të Mjekësisë Familjare.
Mediat lokale kanë publikuar edhe fotografi të viktimës.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Sot rreth ores 16:10, Policia e Kosovës ka pranuar pranuar informatën lidhur me një aksident trafiku në autostradë. Pas angazhimeve teren është konstatuar se në kilometrin e 10 të Autostradës “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prishtine-Prizren, në Vërmicë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe me fatalitet.
Njësitet kompetente policore iu kanë përgjigjur rastit, përderisa ekipi mjekësor ka konstatuar se një person ka humbur jetën. Dy persona të tjerë po ashtu si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti i hetimeve, zjarrfikësit si dhe autoambulanca, për rastin gjithashtu është njoftuar edhe Prokurori e Mjekësia Ligjore””, ka deklaruar Hoxha.
Hoxha ka thënë se janë duke u kryer hetime për shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident.
“Hetime aktive jane duke u kryer per shkaqet qe kane quar deri te ky aksident i rende dhe me pasoja tragjike. Apelojme tek drejtuesit e automjeteve qe te jene te kujdesshem, te respektojne shenjat dhe kufizimet e shpejtesise, posaqerisht ne kohe te ndryshimeve atmosferike dhe reshjeve për të shmangur rastet të tilla të aksidenteve me pasoja fatale”, ka deklaruar Hoxha.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 16 maj
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Fun...
-
Bislimi thotë se takimi në Bruksel ishte i dështuar për shkak se Serbia paraqiti kushte të reja
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se takimi i sotëm në Bruk...
-
Haziri: Për shpërndarjen e Kuvendit, do të votojë edhe LDK-ja
Ditëve të fundit janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme pa...
-
Mbi 2 mijë fëmijë lindën në mars, prijnë me numër meshkujt
Vetëm gjatë muajit mars, kanë lindur 2 mijë e 042 fëmijë. Por dhe gjatë këtij...
-
Qentë endacakë sulm*ojnë gazetaren te Menza e Studentëve, publikon pamje
Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00...
-
Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë th...
-
Kurti në Kotor, publikon pamje duke shtrënguar duart me O’Brien e Spajiq, Ramën “e fsheh”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga darka e s...
-
Takimi për “dinarin”, Qeveria: Pala serbe bëri propozime që synojnë legalizimin e strukturave të saj paralele e ilegale
Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kr...
-
Osmani nderon Monumentin Kombëtar të Përkujtimit në Danimarkë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka nderuar Monumentin ...
-
Edi Rama i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar shërim të shpejtë kryemini...
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se vodhi një motoçikletë
Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Ferizaj, pasi dyshohet se k...
-
Çështja e dinarit, Lajçak thotë se është gati të pres sërish palët nëse tregojnë gatishmëri për një zgjidhje
Bashkimi Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur asnjë marrëv...