Lajme

Publikohen pamje të rralla nga pajtimi i gjaqeve në vitin 1990

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 20 October 2022

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të rralla nga pajtimi i gjaqeve në Kosovë në vitin 1990, shkruan Gazeta Infokus.

Fotoreporteri i njohur, Ilaz Bylykbashi i ka publikuar disa fotografi nga kjo ngjarja historike e popullit shqiptar.

“Veprimtarëve nga të gjitha anët e trojeve shqiptare në Ballkan, me përqendrim kryesor në Kosovë, i prinë intelektualët më të përkushtuar, ku shquheshin me dijen, urtinë, strategjinë dhe misionin, e qartë si kristali, Anton Çetta, Mark Kraniqi, Zekeria Cana, klerikët Don Lush Gjergji e Mulla Xhevat Kryeziu, dhe një “deti” njerëzish që shtrinin duart e pajtimit e qytetarët që bënin ushtrinë e pajtimit”, ka shkruar Bylykbashi krahas fotografive të publikuara.

-Advertisement-

Foto: Ilaz Bylykbashi
Foto: Ilaz Bylykbashi
Foto: Ilaz Bylykbashi
Foto: Ilaz Bylykbashi
Foto: Ilaz Bylykbashi
Foto: Ilaz Bylykbashi

Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.

Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

Derisa, tubimi në Verrat e Llukës do të mbetet si momenti bashkimit më të madh të shqiptarëve të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera