Lajme

Protestuesit në Korenë e Jugut djegin fotot e Kim Jong-un

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 11 February 2018

Nga pragu i konfliktit, në një shkrirje akujsh që ekspertëve u duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë; dy Koretë po hedhin hapa të rëndësishëm drejt afrimit me njëra-tjetrën.

Por këto hapa janë kundërshtuar dhunshëm nga një grup aktivistët në Korenë e Jugut, të cilët kanë protestuar duke djegur flamurin e Koresë së Veriut së bashku me një portret të Kim Jong-un, ndërsa përpjekjet për përmirësim të marrëdhënieve gjatë Lojërave Olimpike Dimërore janë cilësuar si një “poshtërim”.

Një orkestër nga Peniani duhej të jepte një koncert në Seul, si pjesë e një marrëveshjeje ndërkufitare.

-Advertisement-

Por kjo ka zemëruar konservatorët që e akuzojnë presidentin e Jugut si një simpatizues i Koresë së Veriut.

Ndërkohë, motra e Kim, Kim Yo-jong bëri historinë duke u bërë anëtari i parë i familjes që udhëheq Veriun që viziton Jugun që nga Lufta Koreane në mes të shekullit 20’të.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera