Opinione

Problemet në shoqërinë e sotme

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 11 June 2022

Në një shoqëri që është ndërtuar në mënyrë të keqe, mëshira nuk jep rezultat.

— Fridrih Dyrenmat

Shkruan: Doruntina GRULAJ

-Advertisement-

Sikur në gjithë vendet në botë të gjitha shoqëritë kanë problematika dhe dilema nga më të ndryshmet, mund të themi se në shoqërinë tonë shqiptare flasim në Kosovë mbeten shumë më të mëdha. Shoqëria jonë heremetikisht e izoluar dhe duke mos pas mundësi që njerëzit të dalin të shikojnë se si është më larg, dhe si funksionojnë gjërat ka shkuar drejt prishjes se sistemit shoqëror duke sjellë vetëm të këqija.

Të gjithë e dimë se si shoqëri në tranzicion ne e kemi të pamundur që pa vështirësi të kalojmë periudhën e ndryshimit, më e keqja është se as gjendja ekonomike e as ajo politike nuk ka shkuar drejt një përmirësimi gjithmonë keq e më keq, krijim të bllokadave, egoizëm të tepruar, mos ndërgjegjësimi e shumë faktorë tjerë kanë ndikuar për të mos pasur progres por vetem stagnime, mos zhvillimi ekonomik ka pasur ndikim tejet negativ sidomos tek rinia e ditëve të sotme.

Vetëdijsimi rreth edukimit shkollor si dhe atij profesional, janë një mungesë e madhe tek të rinjtë që lë për të dëshiruar. Shumica prej tyre nuk e shohin punën si diqka të rëndësishme, përvojën e punës për të pas një jetë më të mirë, më të qetë dhe më të lumtur, ose edhe për të marrë një drejtim profesional nga puna. Përkundrazi e shohin vetëm se si të marrin pak para për një muaj dhe ta lënë punën apo ta ndërrojnë vendin e punës, edhe nëse kanë rregull e nuk u bëjnë sjellje dhe veprime të këqija nga punëdhënësi.

Andaj shkon edhe thellohet problemi sepse ata marrin paga të vogla dhe nuk kanë synime më tutje, ata për pak dorëzohen, dembelohen, nuk marrin njohuri nuk e përvetësojnë punën që të shkojnë drejt ngritjes së përvetësimit të njohurive apo edhe drejt ngritjes së pagës, shofin si zgjidhje ikjen jashtë shtetit, e që jashtë shtetit sigurisht duhet të arsimohesh të punosh për të fituar dhe nuk mund të ndërrosh punën çdo muaj.

Duke e ditur se libri dhe leximi janë arma e vetme për të siguruar një formim bazik tek çdo njeri duke filluar nga mosha e vogël. Të rinjët sot nuk lexojnë sikur brezat e mëhershme, përdorin teknologjinë, rrjete sociale pa kontroll, përdorin lëndë narkotike, konsumojnë cigaren, alkoolin, përdorin armë të ftohta, hargjojnë më shumë se që fitojnë, krijojnë probleme në familje, shkollë, komunitet si dhe kanë sjellje tejet agresive ndaj njerëzve dhe moshatarëve të tyre, janë të dhunshëm dhe ngacmues seksual ndaj femrave dhe meshkujve.

Reklamat e shumëta dhe jeta luksoze që jepet nga mediat e shumëta, nga muzika dhe tekset që këngëtarët i servojnë në mentalitetin tonë lë shumë për të dëshiruar sepse kjo është duke pas edhe shumë pasoja, lakmia e të rinjëve se jeta e rrjeteve sociale, tekstet e muzika mendimi se vërtet tregojnë realitetin bënë që shumë të rinjë të demoralizohen, të bin në depression, të bëjnë vetëvrasje, apo zgjedhin mënyrën më të keqe për tu pasuruar e që përfundojnë prap me prishje të jetës.

Kurse një problem dhe shqetësim tjetër është që një pjesë e rinisë mbi 25-tat vërtet janë të shkolluar, punëtorë, fatkeqësisht ata janë duke bërë largim masiv nga vendi sepse këtu nuk vlerësohet punëtori i mirë, dhe nuk paguhet fuqia punëtore, sjellja e mirë merret për dobësi, dhe gjërat merren si për të mirëqena. Ky fenomen i papunësisë po bëhet problem shumë i madh dhe shumë të rinjë e të reja jane duke emigruar jashtë vendit për një të ardhme më të mirë. Çasja e gabuar ndaj njerëzve punëtor si dhe ndjekja e politikave të gabuara për të siguruar një vend pune ka bërë që shumë të ikin nga vendi ynë. Kontributi që ata mund të japin në vendin e tyre duhet ta japin në shtetet që ofrojnë mundësitë më të mira për ta.

Në ditët e sotme ne hasim në shoqërinë tonë një problem edhe më të madh që dita ditës po sjell pasoja pikërisht është mos edukimi i fëmijëve. Shumë prindër si nëna dhe babai nuk merren pothuajse fare me edukimin e fëmijëve të tyre, themi të vërtetën as nuk din të merren sepse fillimisht ata mes vete nuk gjejnë pajtueshmëri me organizimin e jetës dhe kujdesit e përkushtimit ndaj fëmijëve.

Përkundrazi ata merren me jetën sociale të njerëzve të tjerë derisa fëmijët e tyre i postojnë sikur kukulla në rrjete sociale, dhe mashtrimin e gjejnë fëmijët me marrjen e telefonave nga duart e prindërve të tyre. Gjerësa në realitet ne në vende publike, çdo ditë ndeshim me fëmijë aspak të dashur dhe as të edukuar sepse ata fëmijë atë që kërkojnë si ; lojën, përkushtimin, kohën e çmuar dhe dashurinë nuk e marrin nga prindërit e tyre, prandaj ata fillojnë të tregohen agresiv mundohen të marrin vëmendje me veprime dhe sjellje jo të mira, as nuk kanë faj ata engjuj sepse atyre nuk u mjafton një “ ja, merre telefonin hesht” ose “ prit edhe pak, shuj mos fol”. Sikur ata që kanë krijuar shoqërinë drejt edukimit të fëmijëve pasluftës, kjo shoqëri e tranzicionit sot është duke krijuar të ardhmen e fëmijëve të tyre nesër…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera