Sport

Prishtina – Trepça ‘89, super përballja e çerekfinalës së kupës

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 13 December 2018

Ditë më parë është hedhur shorti i çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës, shkruan GazetainFokus.

Fati deshi që Prishtina edhe në ndeshjen e tretë për Kupë të takohet me skuadër të Superligës.

Por, për dallim nga 1/16 dhe 1/8 që luajti si mysafir, tani ndeshet si vendas dhe i pret rivalët e mëdhenj, 1 herë kampionët e Kosovës dhe 1 herë fituesit e Kupës së Kosovës, Trepça ’89. Ndeshja do të zhvillohet me 9/10 shkurt dhe është eliminuese.

-Advertisement-

Përndryshe, Prishtina ndaj Trepçës ’89 ka seri pozitive nga 6 ndeshjet e fundit ku 5 prej tyre i ka fituar, ndërkohë në këto 6 përballje ’89-shi nuk i ka shënuar gol Prishtinës.

Por, nga e vetmja përballje për Kupë, në edicionin 2017/08, Trepça ’89 kishte dal triumfuese në gjysmëfinale ne dy barazime, 2:2 në Prishtinë dhe 2:2 në “Riza Lushta”. Megjithatë në finale ishin mposhtur nga Vëllaznimi dhe trofeun e vetëm të Kupës e patën fituar pas 3 edicioneve tjera, më 2012 duke e mposhtur Ferizajn nga kategoria e parë e cila e kishte elimunar Prishtinën në gjysmëfinale, 3:0. /GazetainFokus

Çiftet e çerekfinales:
Prishtina – Trepça ‘89
Ferizaj – Feronikeli
Vëllaznimi – Drita
Kika – Ballkani

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera