Sport

Prishtina rikthehet në “shtëpi”, kjo është kërkesa e kryeqytetasve për “Plisat” (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 11 August 2018

Pas dy vitesh Prishtina rikthehet të luajë në “shtëpi”, megjithëse do të jenë në cilësinë e ekipit mysafir në duelin përballë Dritës të vlefshëm për Superkupën e Kosovës.

Kryeqytetasit po e presin me entuziasëm rikthimin në stadiumin e tyre që tashmë mban emrin e legjendës së futbollit kosovar “Fadil Vokrri”.

Përmes faqes zyrtare klubi bardhekaltër ka kërkuar që tifozëria “Plisat” të jenë në masovitet për këtë ndeshje, pasi e hëna do të jetë ditë kremte për ta.

-Advertisement-

Grumbullimi i “Plisave” do të bëhet në Sheshin “Zahir Pajaziti” me fillim nga ora 16:30.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera