Lajme

Prezantoi dokumente të falsifikuara, arrestohet shtetasi i Turqisë në Aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 25 August 2022

Një shtetas i Turqisë është arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi ai në kontrollin e dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Belgjikës e që dyshohet të jetë i falsifikuar.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Belgjikës që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera