Lajme

Presidenca shqiptare e KS të OKB-së, Rama takon Guterres

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 31 May 2022

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA, në kuadrin e kryesimit nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB për muajin qershor.

Ndërkohë që Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023, ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

Rama, i cili në këtë vizitë është së bashku me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, u takua sot me sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.

-Advertisement-

Në këtë takim u diskutua për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS në tryezën drejtuese të OKB, dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera