Prania e psikologëve në shkolla vlerësohet e domosdoshme
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/01/shkollatt-600x360-1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
14:04 | 20 March 2022
Dhuna në shkolla mbetet një dukuri shqetësuese në vend. Plagosjet me thikë e deri tek akti më i rëndë, i marrjes së jetës, janë raportuar së fundmi.
Prania e psikologut në institucione arsimore konsiderohet se mund të ndikonte në uljen e këtyre rasteve. Prindërit mendojnë se janë të domosdoshëm psikologët, ndërsa komunat, në mungesë të mjeteve, thonë se kanë pak psikologë të angazhuar.
Kryetari i Këshillit të Prindërve në Prishtinë, Jeton Demi, ka thënë se pas pandemisë është rritur numri i nxënësve të cilët kanë shfaqur elemente të dhunës. Andaj sipas tij, prania e psikologëve në shkolla është e domosdoshme.
Ai deklaroi se edhe ato shkolla që kanë psikologë nuk i kanë me orar të plotë, ndërsa është kundër që dikush tjetër që angazhohet për punë të tjera në shkollë të bëjë rolin e psikologut.
“Ne kemi kërkuar që psikologët të jenë çdo ditë nëpër shkolla. Shumica për të mos thënë asnjë shkollë, nuk jemi të informuar që ka psikologë me prezencë të plotë gjatë gjithë kohës në shkolla, dhe se ka detyrë të vetme çështjes së ruajtjes, kujdesit, mirëmbajtjes e shëndetit mental të fëmijëve dhe trajtimit të çështjeve, problemit që dalin brenda shkollave”.
“Kur ka raste kur dikush e kryen detyrën e psikologut, ai ka edhe detyra të tjera administrative, ia vështirëson mundësin për të realizuar në kohë të gjitha kërkesat që mund t’i kem brenda shkollës. Pra, ekziston mungesë e dukshme dhe nuk kemi asnjë shkollë me prezencë të plotë të psikologut”, ka thënë ai.
Komuna e Fushë Kosovës, e cila viteve të fundit ka një rritje të numrit të nxënësve, aktualisht ka vetëm dy psikologë të angazhuar dhe atë përmes projekteve të jashtme.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Samir Shahini, është shprehur se kanë edhe mungesë të mësimdhënësve, prandaj i detyrohen të sakrifikojnë psikologët për mësimdhënës.
“Ne si komunë kemi mungesë të psikologëve, fillimisht ne kemi numër të vogël të mësimdhënësve të lejuar në listë të pagave, që neve na pamundëson dhe na detyron të sakrifikojmë bashkëpunëtorët profesionalë sikurse janë psikologët, pedagogët në shkollat tona. Aktualisht kemi vetëm dy psikologë në dy shkolla të zonës urbane të qytetit të cilët janë të angazhuar me projekte të jashtme, pra nuk janë punëtorë të komunës tonë”, ka thënë Shahini.
Mirjeta Pestisha, psikologe, ka njoftuar se të gjitha dukuritë negative që ndodhin sot në shkolla mund të kenë burimin te mungesa e psikologut dhe faktit se kujdesja për shëndetin mendor mbetet tabu.
“Ne çdo ditë dëgjojmë raste të cilat ka ndodhur diçka negative brenda një shkolle, ose nxënësit e shkollës të cilët kanë shfaqur sjellje negative dhe të papërshtatshme jashtë oborrit të shkollës. Është diçka shumë shqetësuese kur ndalim dhe mendojmë adresimin se pse po ndodhin këto, atëherë është një pyetje shumë e madhe për arsye se i kemi ende tabunë e psikologut”, ka theksuar Pestisha.
Pestisha gjithashtu ka thënë se numri i psikologëve të cilët duhet të ketë një shkollë duhet të jetë në proporcion me numrin e nxënësve të asaj shkolle.
“Sa i përket numrit të psikologëve nuk ka ende diçka të prerë se sa psikologë duhet të jenë brenda një shkolle. Kjo realisht duhet të shkojë në proporcion më nxënësit e shkollës. D.m.th sa më shumë nxënës të ketë brenda shkollës, duhet të ketë edhe më shumë se një psikolog. Ndërsa në shkollat të cilat kanë më pak nxënës, atëherë është e mjaftueshme vetëm një psikolog”, u shpreh Pestisha.
Deri në rregullimin e çështjes së psikologut në shkolla, Këshilli i Prindërve të Prishtinës kërkon të paktën nga organet e sigurisë që të jenë më të pranishme rreth institucioneve arsimore në mënyrë që të parandalohen rastet e dhunës, raporton KP.
Javë më parë një nxënës 14-vjeçar humbi jetën si pasojë e një therje me thikë, ndërsa këtë javë në Gjakovë një tjetër nxënës mori plagë nga thika si pasojë e dhunës. Policia në vazhdimësi raporton për reagim në afërsi të shkollave, ndërsa nuk kanë munguar kur kanë konfiskuar edhe armë brenda institucioneve arsimore.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Image_20231220_143505_782-scaled.jpeg)
Të tjera
-
Thirrja e Përparim Ramës: Mos dilni, qëndroni në shtëpi
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas rreshjeve të ...
-
Dita bëhet natë – shi, breshër dhe erëra të fuqishme “pushtojnë” Prishtinën
Prishtina është errësuar si pasojë e shiut, erërave e shtrëngatave që po vazh...
-
Konfirmohet vde kja e një personi në aksidentin e Mitrovicës
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në hyrje të ...
-
Presidentja Osmani priti sot në takim ambasadorin britanik, e falënderon për mbështetjen në fushën e mbrojtjes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbr...
-
Bie breshër e shi i madh në Drenas
Pas temperaturave tejet të larta ditëve të fundit në Kosovë, sot pasdite në s...
-
E rëndë: Një tjetër aksident me fatalitet, vdes motoristi pasi u ndesh me një veturë në Mitrovicë
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një veture, mot...
-
Gjashtë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllagrazhd të Suharekës
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në...
-
Vd es në QKUK shoferi i lënduar rëndë nga aksidenti i mbrëmshëm mes 5 veturave në Fushë Kosovë
Mbrëmë rreth orës 23:00 ndodhi një aksident trafiku mjaft i rëndë mes pesë ve...
-
Rama njofton për një festival të ri me Vespa në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 31 gusht dhe 1 sh...
-
Temperaturat e larta nuk i ndalin haxhilerët kosovarë që të vizitojnë vendet historike në Medinë
Sot, haxhilerët kosovarë, të prirë nga udhëheqësit e tyre, vizituan vendet hi...
-
“Partneri i jonë i kahershëm, Kosova”: Këshilltari i Lartë ushtarak amerikan viziton trupat e Gardës së Iowa-s në KFOR
“Partneri jon i kahershëm, Kosova”, thotë Këshilltari i Lartë ushtarak në Gar...
-
Kosovarët më të rinjt në Evropë, 31 vjet mosha mesatare
Kosovarët, për nga mosha mesatare, janë më të rinjtë në evropë, ndërsa kroatë...