Lajme

Politikania ruse tregon çfarë po i ndodh ushtrisë së Putinit në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 04 March 2022

Politikania ruse, Lyudmila Narusova, e ka pranuar se Rusia është duke pësuar humbje ushtarësh në luftën kundër Ukrainës, shkruan Gazeta inFokus.

Ajo ka treguar se si një grup prej 100 rekrutësh që ishin dërguar për të luftuar në Ukrainë, gjallë janë kthyer vetëm katër prej tyre.

“Dje rekrutët, që u detyruan të nënshkruajnë një kontratë apo nënshkroi dikush për ta, u tërhoqën nga zona e luftës në Ukrainë. Por nga një grup prej njëqind burrash mbetën gjallë vetëm katër”, ka thënë Narusova./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera