Lajme

Policia Kufitare parandalon kontrabandimin e kafshëve nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 22 February 2023

Policia Kufitare e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka parandaluar kontrabandimin e kafshëve nga Serbia.

Në njoftim thuhet se në fshatin Banjë të komunës së Zubin Potokut, policia ka vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kanë sjellur disa dele  në territorin e Kosovës.

“Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht zyrtarët policor në teren, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirtit shtetëror, sot më 22.02.2023, në orët e pasdites në fshatin Banjë, komuna e Zubin Potokut, kanë vërejtur dy persona të dyshuar të cilët nga territori i Serbisë kanë sjellur disa kafshë (dele) në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Në njoftim thuhet se kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga policia.

“Njësitet policore kufitare kanë ndërmarr veprime të menjëhershme për trajtimin e këtij rasti të dyshuar të kontrabandës. Megjithëse kafshët e kontrabanduara janë lokalizuar nga Policia, personat e dyshuar duke shfrytëzuar terenin malor në atë zonë kanë depërtuar dhe janë larguar në territorin serb. Policia e Kosovës ka informuar autoritetet doganore dhe AVUK-un lidhur me rastin për procedura të mëtejme, përderisa në bashkëpunim me Prokurorinë është iniciuar edhe rasti “ kontrabandim me mallra”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera