Policia gjermane largon qindra protestues për klimën nga qyteza e braktisur
Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 13 January 2023
Policia gjermane vazhdoi të enjten përpjekjet për të larguar qindra protestues për klimën që janë ngujuar në Luetzerath, me qëllimin për të penguar prishjen e kësaj qyteze dhe zgjerimin e një miniere qymyrguri.
Policia e filloi operacionin të martën pasi një gjykatë rajonale vendosi të hënën të refuzojë padinë më të fundit ligjore nga protestuesit ku kërkohej ndalimi i shkatërrimit të qytezës së gjendur në landin perëndimor Rhine i Veriut-Westphalia.
Kompania RWE kërkon të nxjerrë qymyrguri nga toka nën qytezën Luetzerath, dhe është shprehur se kjo është e nevojshme për sigurinë energjitike të Gjermanisë. Kompania arriti një marrëveshje me pushtetin lokal vitin e kaluar, duke i lejuar kështu prishjen e qytezës në këmbim të dhënies fund të përdorimit të qymyrit deri në vitin 2030.
Por, protestuesit, disa prej të cilëve kanë qëndruar në këtë qytezë për dy vite, thonë se prishja e godinave për të zgjeruar minierën Garzweiler mund të rezultojë në sasira të mëdha gazesh ndotëse. Qeveria dhe kompania thonë se qymyrguri është i nevojshëm për sigurinë energjitike të vendit.
Megjithëse u njoftua se shumë prej protestuesve u larguan vullnetarisht, pati njoftime edhe për përplasje me policinë, gjatë të cilave u hodhën gurë dhe fishekzjarre. Agjencia e lajmeve Reuters mësoi nga një punonjës i policisë vendore se ishin ndaluar pesë persona.
Largimi i personave që nuk dëshirojnë të ikin nuk do të jetë i lehtë, pasi qyteza ka shtëpi dhe godina të shumta brenda të cilave janë ngujuar protestuesit, ose kanë hipur nëpër çati.
Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve AFP se operacioni “mund të zgjasë me disa javë”, dhe se një tjetër demonstratë pritej të zhvillohej të shtunën. Në demonstratë pritej të marrin pjesë figura publike, si Greta Thunberg, dhe aktivistë të tjerë të rëndësishëm, duke u dhënë kështu mbështetje protestuesve./VOA/
Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari për grabitje në pikën e derivateve në Gjilan
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifiko...
-
Deputeti francez pezullohet pasi valëviti flamurin palestinez në parlament
Një deputet francez i krahut të majtë, i cili valëviti një flamur palestinez ...
-
Kurti diskuton me anëtarët e ekipit ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot anëtarët e e...
-
Hoti parashikon largim të kuadrove nga FSK-ja shkaku i buxhetit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të martën ...
-
Ndërhyri në sistem për të ndryshuar kufijtë kadastral, arrestohet zyrtari
Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare nga Drejtoria për Hetimin e ...
-
Arrestohet i dyshuari për prodhim të dro*gës sintetike në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për prodhim të drogës sintetike...
-
Abdixhiku e quan Kurtin “mosbesues të pavarësisë”: Tri vjet për ta kuptuar paaftësinë e kësaj Qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se p...
-
Abdixhiku i vendosur, përsërit thirrjen për dorëheqjen e Kurtit
Tashmë ka filluar edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokr...
-
Nis mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Me intonimin e himnit kombëtar dhe atë shtetëror, ka nisur mbledhja e...
-
Aksident mes dy veturave me targa të Kosovës në Milot
Dy automjete me targa të Kosovës janë aksidentuar të martën në Milot. Aksi...
-
Hyseni: Palestina e mban qëndrimin e Beogradit – Do të ishte hap i gabuar t’ua njohim pavarësinë
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se historia e ...
-
Ushtrim i përbashkët i KFOR-it dhe EULEX-it në Mitrovicë për raste krizash
Njësiti i KFOR-it dhe pjesëtarë të misionit të EULEX-it kanë kryer ushtri...