Lajme

Policia e cilëson “vrasje në tentativë” incidentin e mbrëmshëm me armë në veri

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 10 March 2023

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh e ka cilësuar si “vrasje në tentativë” incidentin e mbrëmshëm në fshatin Banjë në Zubin Potok ku një veturë rrezikoi policët në një pikë-kalimi.

Në raport bëhet e ditur se vetura ka tentuar t’i godasë policë dhe njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policor është detyruar që të përdor armën e zjarrit.

Tutje, bëhet e ditur se pas fillimit të hetimeve për këtë incident ka ndaluar dy vetura që dyshohet se mund të ndërlidhen me veturën e dyshuar.

-Advertisement-

“Fshati Banjë, Zubin Potok 09.03.2023-19:20. Njësiti policor derisa kanë qenë në një pikë kontrolli, ka ardhur një veturë e tipit Audi dhe ka tentuar t’i godasë policët me ç’rast njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policorë është detyruar që në vetëmbrojtje të përdor armën e zjarrit. Automjeti i dyshuar me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes përmes rrugëve ilegale, përderisa njësitet policore kanë ndërmarr veprime operative dhe hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ve të dyshuar të përfshirë në këtë rast”.

“Si vazhdimësi e hetimit gjatë realizimit të detyrave policore, njësitë relevante policore kanë ndaluar dy automjete tjera, e që dyshohet se mund të ndërlidhen me veturën e dyshuar, në te cilat vetura gjendeshin pesë persona, të cilët janë dërguar në stacion policor për intervistim në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Pas përfundimit të procedurave të njëjtit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante policore”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera