Sport

Plisat reagojnë ndaj vendimit të shtyrjës së ndeshjës Prishtina – Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 20 August 2018

Ndeshja Prishtina – Gjilani, është shtyer për një kohë të pacaktuar shkaku i mos pranimit teknik të stadiumit, Fadil Vokrri.

Kjo ka bërë që tifozët e Prishtinës, të nervozohen me këtë vendim, dhe duke reaguar me një shkrim:

“Sa here qe vemendja e njerezve kthehet masovikisht kah sporti, ne kete vend mirret nje vendim qe e kthen mbrapa cdo deshire te njerzve. Pa asnje arsye, sot u anulua ndeshja mes Prishtines e Gjilanit, e para per kete stinor te Superliges se Kosoves ne futboll. Ministria e Sportit, e cila me se paku punon per sport, nuk e merr parasysh tere punen dhe mobilizimin e qytetareve te Prishtines qe me ne fund t’a perkrahin klubin e zemres ne stadiumin e vet, dhe per shkak te mospranimit teknik, e shtyen ndeshjen per afat te pacaktuar.E kur mirret ky vendim? 5 ore para ndeshjes. Atehere kur cdokush vecse ka bere plane me shoqeri e familje qe ta kaloj nje mbremje ne stadium. Ndeshja me Driten, per superkupe, deshmoi se stadiumi i ploteson te gjitha kushtet dhe se eshte pakrahasueshem me i mire se secili stadium ne Kosove, por kjo nuk vlen per Mkrs-ne. Duket se edhe kete stinor do te vazhdojne te punojne kunder Prishtines e qytetit, por mos te harrojne se vetem po na forcojne edhe me teper”, kanë shkruar Plisat.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera