Lajme

Plagoset një person, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 13 February 2018

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 08:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Marigona, në Graqanicë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me tentimvrasje ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: P. G, 54 vjeç, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes personin e dyshuar:F. F, mashkull, 64 vjeç.

Në vendin e ngjarjes po ashtu policia ka gjet dhe konfiskuar: një armë zjarri ( revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes), një granatë dore ( e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për deminim), një elektroshok, pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga ana e policisë ndërkohë që hetuesit policor krahas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë duke punuar në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera