PITERPAN POLITIKA DHE NEGOCIATAT
Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 30 April 2021
Arroganca konsiderohet shpërfaqje e paaftësisë dhe frikës autike për tu përballë me përgjegjësi;
Sofizmi sindromatik savan i përcjellë me demagogji të tipit ligjërues dianoetik është refleksion i karakterit qyqar teknokratik recitalist;
Politikat izolacioniste janë dëshmi e frikës nga përgjegjësitë që sjellë pushteti në raportet e shtetit si subjekt i marëdhënieve ndërkombëtare. Të tillët i konsideron mbyllja dhe dështimi.
Shmangia e dialogut parimor me synim përmbylljen e tij me marveshje finale gjithpërfshirëse, e shpëton Serbinë nga presioni ndërkombëtarë ta njoh Kosovën.
Ky proces duhet zhvilluar mbi parimin “jo negociata, jo rifillim por permbyllje e dialogut”.
E formuluar si e tillë kjo platformë, asocion me platformën e levizjes anti çdo gjëje, që tashmë e kishte kaluar fazen e parë testuese në jetën publike, “Jo Negociata – Vetëvendosje” që fillimisht krijoi përshtypjen se u motivua nga qëndrimi i Presidentit Rugova se “Kosova nuk ka nevoj për unmik as eumik por për njohje formale të pavarësisë”.
Por, qëndrimet politike në vazhdimësi, qëndrimet e fundit në Bruksel, ekipi i ekspertëve negociues po gjasojnë më shumë me tendencën e përligjies së Deklaratës për autonomi të kuvendit të komunave me shimicë minoritare serbe, të mbajtur vite më parë, e që nuk përkon me implementim të Pakos Kushtetuese Ahtisari, por rrënim të kësaj baze juridike ndërkombëtare që qëndron në themelet e Kosovës shtet i pavarur.
Vazhdimi duke mos qeverisur por vetëm duke gjykuar e akuzuar, do ta thelloj diskrepancën sinkronizuese të qeverisë me gjeostrategjinë amerikane në rajon dhe për Kosovën eksplicitivisht.
Kjo do ta qoj Kosovën drejtë qëndrimeve sanksionuese nga SHBA. Por dhe izolim politik nga BE dhe mekanizmat financiare ndërkombëtare.
Shtyrja e bisedimeve, (tashmë të ndërtuara mbi parimet e përmbledhura në platformën e miratuar në Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e para 2019), është projekt i stimuluar prej shteteve që se njohin Kosovën shtet të pavarur, e synojnë defunksionalizimin dhe zhbërjen e saj;
Hapi i parë është bërë tashmë, më kthimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve ku diskutohet integriteti territorial dhe sovraniteti politik, nga shtet i njohur nga SHBA në kufijtë ekzistues dhe i konfirmuar nga GJND e drejta në pavarësi.
Devijimi nga dokumenti i zotimeve në Washington, e vë SHBA në pozicion “stand by” për së paku dy vjet! Kjo do i hap rrugën rajonit të bie nën pushtetin e Soros politikave, do të bie nën influencimin euroaziatik, rus.
Virusi politik “non paper” që po bën xhiro nëpër kancelaritë e zhurmuesve që alternativë e shohin edhe lojen e rrezikshme me teritorin brenda kufijve aktual të Kosovës, duket se po merrë konitacion shqetësues. Kjo bëhet edhe më, nëse i referohemi lustrativisht ekipit të ekspertëve të 《ekipit negociues qeveritar》 për Kosovën.
Po t’iu referohemi angazhimeve të tyre që nga koha e iniciativave për shpëtimin e Jugosllavisë, bashkëjetesës brenda saj, deri te rekomandimet e takimit “Stanishiç dhe të tjerët” të Brezovices ’97, do të duhej të përbënte shqetësim dhe alarm për ata që njëherë e përherë i dolën zot me armë Kosovës, që të jenë gati prap.
Kjo duhet të përbëj shqetësim dhe ti vëj në veprim edhe spektrin politik të partive që bënë dhe udhëhoqën historinë politike dhe atë të luftës në rrugëtimin historik të Kosovës.
Të tjera
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...