Lajme

Pezullim apo vazhdim i grevës, flasin nga SBAShK-u

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 30 September 2022

Anëtari i Këshillit Grevist të SBAShK-ut, Reshit Kushaj, ka thënë se ende s’i kanë marrë rezultatet nga kryetarët e këshillave grevistë komunal për pezullimin apo jo të grevës.

Kushaj tha se do të mbahet një me të gjithë kryetarët e këshillave grevistë komunal dhe do t’i pranojnë rezultatet e ecurisë së grevës por edhe mendimet e anëtarësisë sindikale rreth grevës.

“Kjo ishte kërkesë e anëtarësisë nga dita e djeshme kur ne e kemi shpërndarë shkresën me përmbajtje që ata ta bëjnë analizën e grevës dhe anëtarësia ka kërkuar që t’u jepet pak më shumë hapësirë për të analizuar më qetë dhe më kujdesshëm situatën”, është shprehur Kushaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se në bazë të informacioneve që kanë, pagat për mësimdhënësit ende s’janë protestuar, teksa i bëri thirrje qeverisë që një gjë të tillë ta bëjë sa më shpejt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera