Sport

Pësoi gol nga gjysma e fushës, këto janë fjalët e Etrit Berishës pas ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 15 November 2020

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mundur atë të Kazakistanit me shifrat 3-1, në sfidën e zhvilluar në ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë takim portieri ‘kuqezinj’, Etrit Berisha pësoi gol nga gjysma e fushës, menjëherë pasi Shqipëria shënoi golin e dytë.

Nga gëzimi dhe pakujdesia portieri prishtinas pranoi një gol si asnjëherë më parë.

-Advertisement-

Pas ndeshjes Berisha tha se momenti i pranimit të golit është i vështirë për çdo portier, dhe se një gol të tillë nuk kishte pësuar asnjëherë me parë.

“Si sot asnjëherë. Të them të drejtën ishte edhe një moment kur veç se shënuam dhe me siguri mund ta menaxhonim më mirë lojën. Pas atij goli lëshuam iniciativën. Goli që pësova ishte moment i vështirë për çdo portier. Goditja ishte shumë e mirë dhe mori një trajektore, duke shkuar prapa, topi mori  një trajektore tjetër dhe të kthehesha prapë ishte e pamundur. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ndeshja u rihap. Nuk kanë bërë ata asgjë më shumë. Nuk krijuan ndonjë rast tjetër. Menaxhuam lojën dhe pritëm mundësitë tona”, deklaroi Etrit Berisha.

Pas kësaj fitoreje Shqipëria renditet e dyta në Grupin e 4 të Ligës C me 8-të pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera