Lajme

Përparim Rama publikon raportin e parë të punës si kryetar

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 12 April 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot ka publikuar raportin e parë të punës së tij si kryetar i kryeqytetit të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Në një raport me 21 faqe, Rama ka paraqitur punën e tij që nga 7 dhjetori 2021 deri më 31 mars të vitit 2022.

“Kaluan tashmë më shumë se njëqind ditë që kur me ekipin tim morrëm përgjegjësinë për drejtimin e Kryeqytetit, me qëllim që ta jetësojmë vizionin tonë për transformimin e Prishtinës në përputhje me planin, projektet dhe konceptet që shpalosëm vjet gjatë fushatës parazgjedhore.

-Advertisement-

Sot, mund të shpallim se shumë nga projektet e premtuara gjatë fushatës, i kemi vënë në binarët e duhur. Siç do ta shihni në Raportin e parë të punës, projekte nga të gjitha llojet e
sektorëve: urbane, infrastrukturore, brendapërbrenda dhe rretheqark; shëndetësore, në këto kohë sfiduese; restauruese, në linjë me vizionin tonë për Prishtinën e përjetimeve; mjedisore, për hapësira të reja të gjelbëruara; bujqësore, për ujitjen e tokave të mbjella; zhvillim rural, rekreative, për më shumë ndërveprim sportiv”, thuhet në deklaratën e Ramës në raportin e publikuar.

Sipas këtij raporti thuhet se Komuna e Prishtinës ka arritur që të merret më procese kapitale sic janë: Unaza e Mesme, Muzeu i Artit Modern “Te Tullorja”, Rruga “Muharrem Fejza” , Platforma lidhëse e Pallatit të Rinisë me lagjen Arbëria, Rruga A, Solar4Kosovo dhe Qendra e Trajtimi të qenve endacak./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera