Lajme

Përparim Rama del me një njoftim për ndezjen e dritave  

Autori: Ermirë Berisha 14:30 | 14 December 2022

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot në orën 17:00 në sheshin “Xhorxh Bush”, do të bëhet ndezja e dritave, shkruan Gazeta inFokus.

Rama ka ftuar të gjithë qytetarët të bashkëngjiten për të festuar së bashku, pasi që do të ketë muzikë, pije e ushqime të ngrohta.

“Jeni gati për hapjen e Tregut të Festave të Fundvitit? 🎄Ju pres të gjithëve sot në 🕔 17:00, në 📍 sheshin “Xhorxh Bush”, të ndezim dritat dekorative e të festojmë së bashku me muzikë, pije e ushqime të ngrohta dhe shumë dashuri për njëri-tjetrin”, ka shkruar Rama./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera