Fokus

Përleshja në mes të dy asamblistëve të LVV-së në Podujevë, prokuroria jep detaje për rastin

Autori: Samire Jaha 15:41 | 31 October 2022

Dy asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, në Podujevë, Astrit Mulliqi e Ragip Fetahu janë rrahur sot mes vete në afërsi të objektit të komunës, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur brenda mbledhjes së Kuvendit Komunal, shkruan Gazeta Infokus.

Nga prokuroria për Gazetën Infokus kanë deklaruar se është hapur rast “lëndim i lehtë trupor”. Derisa kanë thënë se prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

“Lidhur me këtë rast është njoftuar nga policia prokurori kujdestar, ku me urdhër të njëjtit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë çështje penale”, ka thënë zëdhënësja e kësaj prokuroria, Laureta Ulaj për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe rasti është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës, ku për Infokus kanë deklaruar se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00.

“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka një mosmarrëveshje ne afërsi të objektit të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku për intervistim ka shoqëruar ne stacion policor dy persona të përfshirë në këtë ngjarje e cila është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Ahmeti për Infokus.

Ndërkaq reagime në lidhje me këtë përleshje ka pasur nga të dy asamblistët të cilët po akuzojnë njëri tjetrin për sulmin./Gazeta Infokus/

Asamblisti i VV-së lajmërohet nga stacioni policor pas përleshjes me bashkëpartiakun

Lajmërohet Ragip Fetahu pas përleshjes me bashkë partiakun e Vetëvendosjes, akuzon kolegun

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera