Fokus

Aktori Rifat Smani për herë të parë tregon sa shumë e refuzuan si aktor në fillimet e tij

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 06 July 2025

Aktori i njohur Rifat Smani ka folur hapur për zhgënjimet që shpesh e shoqërojnë profesionin e aktorit, sidomos në audicione.

Ai thekson se rolet nuk janë të aktorit, por fitohen përmes audicioneve, në varësi të përzgjedhjes së regjisorit.

“Unë shkoj në audicion për të fituar një rol që nuk është i imi. Nëse jam i përshtatshëm, e marr. Nëse jo, nuk do të thotë që më takonte mua,” u shpreh ai.

-Advertisement-

Smani pranon se ka marrë pjesë në shumë audicione për filma në Kosovë, por nuk ka arritur të fitojë asnjërin, megjithatë nuk lejon që kjo ta dekurajojë: “Nuk bën me u dëshpru, se ka momente të tjera.”

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera