Fokus

“Fjalitë më të rënda për t’u thënë e për t’u dëgjuar” – Onkologja Vildane Goga flet për momentin kur komunikohet diagnoza e kancerit

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 06 July 2025

Në një rrëfim të ndjerë për Infokus, onkologja Vildane Goga ka folur për sfidën më të madhe të profesionit të saj – momentin kur një pacienti i komunikohet diagnoza e kancerit. Ajo e quan këtë si njërën nga fjalitë më të vështira për një mjek për ta shqiptuar dhe më të rëndat për një pacient për ta dëgjuar.

“Mjeku duhet të gjejë mënyrën më të butë dhe më të ndjeshme për ta përcjellë lajmin, në përputhje me psikologjinë e pacientit. I themi se kjo sëmundje është trajtueshme, është e shërueshme, dhe mbi të gjitha, nuk është një dënim me vdekje. Është një luftë që shumë e kanë kaluar para jush dhe shumë të tjerë do ta kalojnë pas jush,” thekson Goga.

Ajo nënvizon rëndësinë e mbështetjes emocionale dhe psikologjike, krahas trajtimit mjekësor, duke e përshkruar procesin si një udhëtim të mundimshëm por të kalueshëm.

-Advertisement-

Për më shumë, ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera