Nga Durrësi në Sarandë, sekuestrohen mbi 1200 çadra e shezlongë nga plazhet publike

Autori: Gazeta inFokus
10:07 | 07 July 2025
Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet dhe masat e zbatimit të planit të posaçëm për sezonin turistik veror 2025, me fokus në garantimin e sigurisë publike dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme.
“Prej 2 javësh, strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara në zbatim të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik veror 2025, me fokus: garantimin e sigurisë, qetësisë dhe rendit në zonat turistike dhe urbane”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në kuadër të këtij operacioni, janë evidentuar 16 raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë në zonat bregdetare, ku janë ndëshkuar drejtuesit e mjeteve lundruese me gjoba prej 100,000 lekësh secili, si dhe janë bllokuar 13 Jet Ski dhe 3 skafe.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit “Plazh i Lirë”, janë sekuestruar 1230 komplete me çadra dhe shezlongë, nga Durrësi në Sarandë, ndërsa 27 shtetas janë proceduar penalisht për zënien e paligjshme të plazheve publike.
Policia ka liruar 9 hapësira publike, të shfrytëzuara ilegalisht për parkim apo aktivitete të tjera, “8 prej të cilave në Vlorë dhe 1 në Shkodër”, dhe ka proceduar 14 persona për këtë vepër.
Në zonat urbane, janë ngritur me karrotrec dhe janë bllokuar 98 automjete dhe 34 motomjete, të parkuara në kundërshtim me ligjin, ndërsa për ndotjen akustike, janë proceduar 15 shtetas për tejkalim të kufijve të zhurmës dhe janë bllokuar 72 automjete e motomjete.
Për ndotjen e mjedisit, janë identifikuar 11 raste, ku janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë, kryesisht në qytetet Vlorë, Tiranë, Lushnjë dhe Shkodër.
Policia apelon për respektim të rregullave, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj shkelësve.
“Pronarët/administratorët e lokaleve në zonat bregdetare, të mos zënë hapësira publike dhe të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës, përndryshe do të përballen me masa administrative dhe penale”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, qytetarët inkurajohen të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar një “reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”.

Të tjera
-
Behrami: Krerët e UÇK-së janë braktisur nga shteti – mocioni dëshmoi që Specialja është makinë e kurdisur
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka folur pas rrëzimit të mocionit të ...
-
Kurti për rikthimin në EQAR: Është dëshmi e punës dhe angazhimit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për rik...
-
Tërmet në Kosovë, lëkundjet ndihen në Ferizaj
Lëkundje toke janë ndjerë në Kosovë para pak minutash Lëkundjet janë regjist...
-
Buxheti i ri i BE-së parasheh 100 miliardë euro për Ukrainën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar se buxhet...
-
Agim Bahtiri e qet një foto në FB dhe thotë: Kjo do të jetë Mitrovica e së ardhmes
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka publikuar një fotografi në Facebo...
-
Reagimi i Qeverisë për vendimin e Supremes, Gruda: U shkrua në panik, rrethi për ta po ngushtohet
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda sonte në “Rubikon” ...
-
ASK: Më shumë Energji elektrike e konsumuar në muajin maj 2025 sesa në muajin maj 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjis...
-
Digjet një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë
Një banesë në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Banesa që është përfsh...
-
Seria e rrëfimeve në “Debat Plus”: Në një dhomë dhùnùan atë, në tjetrën motrën e saj
Në ditën e tretë të transmetimeve të rrëfimeve të historive të dhunës seksual...
-
“Samia burrat, Mihanja gratë – i kanë thirrë e ju kanë thanë Ramizi e ka çu Hashimin në Hagë, votone Dritonin”, Lladrovci: Nuk e kam mbështetur Bekimin, e du
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është i ftuar në “Pressing” të T7, të m...
-
Zjarr në skenën e festivalit më të madh në botë të muzikës elektronike
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “T...
-
“Nuk ka bir nane që m’qet prej PDK’së”, Lladrovci: Në zgjedhje qendrore po bahemi bashkë, në lokale prenu ju mes veti
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se nuk kandidon i pavarur në zgjed...