Kupa e Botës 2022

Përfundon pjesa e parë Angli-Iran, “Tre luanët” shënuan tri gola

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 21 November 2022

Ka përfunduar edhe pjesa e parë në ndeshjen, Angli-Iran e cila po zhvillohet në stadiumin “Khalifa International”, me fillim nga ora 14:00, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Tre Luanët” arritën të shënojnë tri gola në këtë pjesë të parë.

Goli i parë për Anglinë erdhi në minutën e 35-të nga Jade Bellingham.

-Advertisement-

Luke Shaw bëri një krosim të mirë në zonë kurse Bellingham shënoi gol të bukur për kokë për ta kaluar Anglinë në avantazh.

I dyti gol erdhi nga lojtari Saka në minutën e 43, pas një asistimi nga Harry Maguire, ndërsa goli i tretë nga “Tre Luanët” erdhi pikërisht nga Raheem Sterling në minutën e 45-të.

Loja për Iranin qysh në fillim nuk nisi mirë, pasi në minutat e parë portieri i këtij ekipi, pas një përplasje me bashkëlojtarin e tij, duke mbetur kështu i shtrirë në fushë./Reporteri.net/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy