Për marrje të kredive Kosova radhitet e 12-ta në botë
Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 04 August 2018
Shkruan: Bekim Jupa
Blerja e një banesë në Prishtinë, apo edhe qytetet tjera të Kosovës, dikur ishte ëndërr e pa realizueshme, sidomos për gjeneratat e reja, pasi që është dashur të kishin një shumë të konsiderueshme parash të gatshme.
Me një fjalë ka qenë një proces thuajse i pamundur, për të rinjtë dhe të rejat, që në atë kohë, kanë punuar në Institucione, apo edhe kompani të ndryshme private që kanë operuar në vendin tonë.
Por, sot, në vitin 2018, një mundësi e tillë është shumë lehtë e realizueshme, përmes kredive bankare që ofrojnë bankat Komerciale që operojnë në Republikën Kosovës.
Zhvillimin e hovshëm, sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë, e kanë ndjekur edhe Industria bankare, e cila aktualisht ofron shërbime të avancuara, të njëjta sikurse në shtete të zhvilluara Evropiane, e që të njëjtat edhe më tutje vazhdojnë të mos ofrohen në shtete të rajonit, pavarësisht se kanë traditë më të gjatë se ne në këtë sektor.
Stabiliteti ekonomik dhe politik i vendit, ka ndikuar direkt edhe në stabilitetin dhe rritjen e sigurisë së Industrisë bankare, ku pjesë dërmuese është me kapital të huaj.
E rritja e sigurisë pa dyshim se ka reflektuar direkt edhe në rënien e menjëhershme të normave të interesit për kredi në përgjithësi, por edhe për kredi hipotekare në veçanti.
Normat e interesit në një të ardhme jo të largët ishin dyshifrore, e deri sa sot siç po i shoh edhe vetë personalisht nëpër fushatat e ndryshme që janë duke promovuar nga bankat komerciale kanë rënë edhe më poshtë se 5 për qind, të përafërta janë edhe në shtete të zhvilluara Evropiane.
E në anën tjetër kreditë jo performuese në Republikën e Kosovës janë të përafërta me ato të shteteve të zhvilluara Evropiane, e deri sa në këtë drejtim shtetet e rajonit janë shumë keq.
Rritja e vazhdueshme e shitjes së banesave përmes kredive hipotekare, në realitet ka efekt multidemensional. Institucionet përfitojnë nga taksat, nga bartja e mjeteve përmes bankave shmanget evazioni i mundshëm fiskal.
E në anën tjetër fiton direkt edhe qytetari i cili bëhet me banesë, përfiton banka nga norma e interesit, si dhe përfiton sektori i ndërtimtarisë nga ndërtimi i banesave.
Sektori bankar, dhe ai i ndërtimeve në vendin tonë kanë luajtur dhe po luajnë rol shumë të rëndësishëm edhe në aspektin social, pasi që në te dyja këto dy sektorë me rendësi janë të punësuar një numër i madh i qytetarëve të Kosovës.
Sektori financiar dhe ai i ndërtimit në vendin tonë janë tejet joshës edhe për investitorët e huaj, e ku jo rastësisht që të dyja prijnë për nga shuma e mjeteve që janë investuar, e që kanë ndikuar direkt në zhvillimin ekonomik të vendit. Janë mbi 1,1 miliardë euro që janë investuar gjatë dhjetë viteve të fundit në “Patundshmëria, qeradhënia dhe aktivitete tjera biznesore”, e që të gjitha këto mjete kanë ardhur përmes bankave komerciale.
Janë rritur dhe po rriten në vazhdimësi investimet ne sektorin e patundshmërive dhe atë financiar, pasi që Republika e Kosovës po ofron mundësi të shumta për investitorët e huaj. Padyshim një arsye plus e rritjes së shpejt të investimeve në sektorin e patundshmërisë janë edhe normat e interesit në kreditë hipotekare që lëshohen nga bankat komerciale kanë rënë dukshëm, në raport me vitet
paraprak.
Nëse iu referohemi të dhënave shihet se Republika e Kosovës brenda një periudhe gjashtëvjeçare, respektivisht nga viti 2011 – 2017 ka përmirësuar dukshëm në Indeksin e të Bërit Biznes të Bankës Botërore.
Në vitin 2011, Republika e Kosovës renditej në vendin e117-të, e deri sa në vitin 2017 Kosova është renditur në vendin e 40-të.
Po ashtu, progresi më i theksuar ka qenë tek indikatorët si "Themelimi i Biznesit", ku sipas të dhënave të fundit Kosova radhitet e 10-ta në botë; "Marrja e kredive" ku Kosova radhitet e 10-ta; “Pagesa e tatimeve", ku Kosova përmirëson radhitjen për 34 pozita nga e 77-ta
në vitin 2016 në pozitën 45 në vitin 2017,”.
Zbatimi i kontratave" ku edhe pse kemi pasur regres për një pozitë, kemi arritur të mbesim vendi i 49-të në botë.
Andaj duke u bazuar në të dhëna zyrtare shihet se Republika e Kosovës Hyn në top-25% e shteteve në botë për nga zbatimi i kontratave afariste. Në indikatorin "Regjistrimi i pronës" radhitemi njëjtë si në vitin 2016 si e 34-ta në botë, por përsëri kjo është një lajm mjaft i mirë kur merren parasysh problemet pronësore dhe kadastrale që kemi pasur si shtet, si pasojë e ndryshimeve administrative gjatë dekadave të fundit e që realisht kanë lënë pasoja shumë të mëdha.
E tëra kjo reflektohet ngadalë dhe qëndrueshëm në një ambient më atraktiv dhe të qëndrueshëm për të bërë biznes në Kosovë si për kompanitë vendore, ashtu edhe për ato të huaja. Përmirësimet e arritura në ambientin e të bërit biznes nuk reflektojnë në rritje të menjëhershme të investimeve vendore dhe të huaja; kompanitë serioze planifikojnë investimet e tyre kapitale në periudha afatmesme prej tri deri në shtatëvjeçare e në rastin e ndërmarrjeve multinacionale horizonti investiv përshkon edhe periudhat mbi dhjetëvjeçare.
Por, nesë iu referohemi të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet qartë progresi i arritur.
Vetëm gjatë tre muajve të parë të këtij viti shuma e investimeve të huaja që janë futur në këtë sektor është mbi 40 milionë euro e përafërt me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna të BQK-së shihet se në kuadër të investimeve të huaja në sektorin e patundshmërise gjatë vitit të kaluar janë investuar 187,3 milionë euro, deri sa në vitin 2016 janë investuar 167,6 milionë euro.
Gjatë 10 viteve të fundit kulmi i investimeve në patundshmëri ka arritur në vitin 2015, ku shuma e mjeteve të investuar ka arritur në 178,6 milionë euro. Po ashtu, gjatë vitit 2014 janë investuar 142,1 milionë euro, gjatë vitit 2014 janë investuar në patundshmëri 136,1 milionë euro, gjatë vitit 2012 janë investuar 115,7 milionë euro, gjatë vitit 2011 në sektorin e patundshmërive, investitorët e huaj investuan 60,5 milionë euro, në vitin 2010 janë investuar 75,5 milionë euro, gjatë vitit 2009 janë investuar 43,9 milionë euro si dhe gjatë vitit 2008 në sektorin e patundshmërive janë investuar 62,2 milionë euro.
Andaj Institucionet e Republikës së Kosovës në vazhdimësi do të jenë në shërbim të ofrimit të kushteve sa më të mira si për investitorë të huaj, ashtu edhe për atë vendor, pasi që përmes fuqizimit të sektorit privat synohet rritja e eksporteve, hapja e vendeve të reja të punës, si dhe zhvillimi ekonomik i shtetit
që janë ndër prioritete kryesore të Qeverisë së Kosovës
(Autori është zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e
Kosovës)
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...