Kulturë

Për “Familjet fisnike shqiptare në Kopërin venedikas” do të flitet të hënën në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 13 March 2022

Raportet mes popullit shqiptarë dhe atij slloven datojnë qysh në kohërat e lashta.

Janë me dhjetëra familjet shqiptare që janë vendosur në Slloveni, në periudha të hershme të historisë.

Pikërisht për “Familjet fisnike shqiptare në Kopërin venedikas” do të flitet të hënën në Prishtinë.

-Advertisement-

Në fakt Shoqata Kulturore “Iliria”, Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Prishtinë dhe Bibloteka Kombëtare e Kosovës do të organizojnë një simpozium dhe ekspozitë me këtë teme.

Simpoziumi do të mbahet të hënën më 14 mars në Biblotekën Kombëtare të Kosovës, përkatsisht në Amfiteatrin e Madh, duke filluar nga ora 17.00.

Në të njejtën ditë që nga ora 19.00 do të jet e hapur edhe një ekspozitë po me këtë temë në hollin e ekspozitave.

Ditë më parë në Tiranë, në Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Ambasadën e Sllovenisë në Tiranë u organizua simpoziumin shkencor me temë “Monumenta Albanica Justinopoplitana”.

Ky simpozium shkencor erdhi pas hapjes së ekspozitës me të njëjtin titull me kurator studiuesin Peter Štoka, aktivitete këto që u organizuan me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të dy vendeve.

Në fjalën e tij hapëse në këtë aktivitet drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, vlerësoi lartë kontributin e studiusit Peter Štoka.

“Është një kënaqësi e veçantë që në emër të Muzeut Historik Kombëtar si institucioni më i madh i memories kombëtare të kemi të ftuar z. Peter Štoka, studiues nga qyteti i Koperit në Slloveni, si dhe z. Heset Ahmeti , kryetar i shoqatës “Iliria” në Slloveni, me iniciativën e të cilëve si dhe me një bashkëpunim shumë të ngushtë me ambasadën sllovene bëmë të mundur këtë simpozium”, tha Koqi.

Nga ana e tij studiuesi  Peter Štoka shprehu mirënjohjen e tij në realizimin e këtij eventi që pasoi ekspozitën me po të njëjtin emer duke u shprehur se “Ky event kontribuon jo vetëm në njohjen e gjurmëve historike të shqiptarëve në Slloveni por do të forcojë më tej lidhjen mes njerëzve dhe vendeve tona.

Në këtë simpozium shkencor referuan disa nga figurat më në zë të fushës së historiografisë në Tiranë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera