Lajme

PAMJE: Rusia bombardon të gjitha qytetet në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 18 April 2022

Tashmë janë bërë afro dy muaj prej kur ka filluar invazioni rus në Ukrainë.

Autoritetet ukrainase kanë raportuar se të dielën Rusia ka filluar bombardimin e të gjitha qyteteve.

Pasi kanë dështuar të thyejnë rezistencën ukrainase në veri, ushtria ruse tani ka përqendruar ofensivën e saj në Donbas, në lindje të Ukrainës. Por, Moska po ashtu po kryen sulme ajrore edhe në pjesë të tjera të vendit, përfshirë edhe në kryeqytet, Kiev.

-Advertisement-

Sipas vendasve mëngjesin e së hënës janë dëgjuar disa shpërthime në Livev e që dyshohet të jenë nga bombardimet ruse, raporton BBC News.

Lvivi dhe pjesa tjetër e Ukrainës perëndimore kanë qenë më pak të prekura nga luftimet krahasuar me pjesë të tjera të vendit, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Kryetari i Lvivit, Andriy Sadovyi, ka shkruar në Facebook se pesë raketa kanë goditur qytetin dhe se shërbimet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Por, ai nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ndërkaq, guvernatori i këtij rajoni, Makysm Kozytskyi, tha se sipas “informacioneve paraprake”, të paktën katër raketa kanë goditur Lvivin.

“Qëndroni në strehimore”, porositi ai qytetarët e këtij rajoni përmes një postimi në Telegram.

Në vazhdim mund të gjeni pamjet e publikuara drejtpërdrejtë nga bombardimet ruse në Ukrainë.

Ndërkaq, gjatë një adresimi në orët e vona të së dielës, presidenti ukrainas, Zelensky tha se pala ukrainase po bën gjithçka për të mbrojtur lindjen e vendit.

PAMJE NGA BBC.  /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera