Rozë

Pak kohë para lindjes, Gigi Hadid shfaq barkun e rrumbullakosur

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 16 July 2020

Gigi shfaqi barkun e rrumbullakosur për herë të parë që kur konfirmoi lajmin për shtatzëni.

Gigi Hadid është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me të dashurin Zayn Malik, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Supermodelja 25-vjeçare ka qenë e kujdesshme të qëndrojë e fshehur në fermën e nënës së saj Yolanda Foster në Pensilvani, ndërsa kujdeset për veten larg vëmendjes së publikut.

-Advertisement-

Por të mërkurën bukuroshja bionde ndau një pamje të asaj se si duket përmes një videoje live në Instagram, për fansat e saj.

Ajo kishte zbuluar “Gigi Journal Part II”, pjesën e saj për “V Magazine”. Bëhet fjalë për një libër tryezash, të cilin Gigi e kishte dizajnuar për revistën.

Modelja thotë se zgjodhi ta bëjë këtë gjatë periudhës së karantinës dhe lëvizjes “Black Lives Matter”.

Ylli kishte veshur një këmishë të gjelbër me të bardhë, në të cilën ekspozonte barkun.

Hadid tha se ajo nuk ka dashur të shfaqet në publik pasi dëshiron që fokusi të jetë në pandeminë koronavirus dhe lëvizjen BLM.

Gigi tha se po bën shumë fotografi të barkut të rrumbullakosur dhe e quan emocionuese dokumentimin e kësaj periudhe.

“Shumë njerëz janë të hutuar pse nuk ndaj shumë, por jam shtatzënë gjatë një pandemie, padyshim që shtatzënia ime nuk është gjëja më e rëndësishme që po ndodh në botë, kjo është pjesërisht ajo pse nuk e ndjeva nevojën ta ndaja me ju, përveç me familjen dhe miqtë e mi”, deklaroi Gigi.

Modelja pritet që të sjell në jetë fëmijën në vjeshtë. Kjo paraqitje e saj vjen pak ditë pasi babai i saj publikoi foto të gjithë familjes, ndërsa barkun e Gigit e mbuloi me ‘emoji’

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera