Lajme

Pacolli injoron keq Kurtin s`ja përmend as emrin: Dikush paska folur për rritje ekonomike, po sulmoni bizneset përmes videove

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 10 October 2022

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i ka quajtur terma fantazie të dhënat e publikuara nga kryeministri i Kosovës për rritje ekonomike në vend.

Pacolli nuk i ka përmendur fare emrin Albin Kurtit por iu ka referuar si “dikush paska folur…”.Ai në reagimin e tij nuk ka lënë pa përmendur edhe videot e Lëvizjes Vetëvendosje ku sulmohen biznese të ndryshme.

Reagimi i plotë:P

-Advertisement-

o lexoj në media se dikush ka folur për një rritje të lartë ekonomike në vend, për dhjetëra mijëra vende të reja pune dhe për të gjitha këto të mira që kanë ndodhur në Kosovë. Mendoj se është jashtëzakonisht e papërgjegjshme në një krizë si kjo, me një dimër të vështirë përpara, të flasim me terma fantazie, vetëm e vetëm të blihet paqja sociale.

Edhe në vendet më të zhvilluara sot nuk flitet për ndonjë rritje ekonomike apo vende pune, por diskutohet se si të përballen krizat, inflacioni dhe mungesa e energjisë.
Ndoshta është e vërtetë se dhjetëra mijëra kosovarë janë punësuar, por jo në Kosovë. Janë punësuar Gjermani, Kroaci, Slloveni dhe Zvicër. Edhe ata (në këtë rast unë dhe kompanitë e mia) që krijojnë punësim në Kosovë, sot bojkotohen dhe pengohen nga kjo qeveri që nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka bllokuar e keqmenaxhuar paratë e taksapaguesve.

Edhe video e fundit e VV-së kundër biznesmenëve është sinjal se ndërmarrjet private nuk përkrahen, por po luftohen në të gjitha mënyrat. Unë nuk mund ta kuptoj për qfar qëllimi.

Pyetje: Cila ishte vizita inkurajuese e Kryeministrit në ndërmarrjet e Mabetex Group (që punësojnë me mijëra vetë) apo në ndonjë ndërmarrje tjetër. Kjo është edhe përgjigja pse investitorët nuk vijnë në Kosovë por shkojnë në Shqipëri e gjetiu!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera