Lajme

Osmani: Ushtria e Serbisë s’mund të kthehet më në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 15 December 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, konform Kushtetutës, ka mbajtur adresimin e saj vjetor në Kuvendi para deputetëve.

Ajo në fjalimin e saj theksoi se i Kosovës vazhdon të mbetet sfidë dhe bëri të qartë se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e di fare mirë se ushtria serbe nuk mund të kthehet më në Kosovë.

Osmani tha se “bandat kriminale nuk do të mund ta mbisundojnë dëshirën e qytetarëve tanë, edhe atyre në veri, për të jetuar të lirë në atdheun e tyre, në Kosovës”.

-Advertisement-

Atyre, tha Osmani, s’ju pelqen zbatimi i ligjit.

“Por le ta kenë të qartë se kjo është rrugë nga e cila nuk devijojmë dhe nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë. Ata do të përballen me drejtësi për veprat penale kundër rendit kushtetues si dhe për frikësimin e kërcënimin që po ua bëjnë qytetarëve tanë”, tha presidentja.

“Serbia dhe udhëheqësi i saj Vuçiq e dinë fare mirë se prezenca e ushtrisë serbe mori një herë e përgjithmonë më 12 qershor 1999, kur trupat e NATO-s thyen boshtin kurrizor të idesë hegjemoniste të Serbisë për një Kosovë pa shqiptarë, ku shfarosja ishte qëllimi gjenocidal i tyre”, shtoi ajo.

Osmani në fjalimin e saj ka theksuar se viti 2022 ka qenë një vit i rrethanave të jashtëzakonshme e rrjedhimisht, një vit i zhvillimeve sfiduese.

“Por, ajo që dua të bëj në fillim të këtij adresimi është të falënderoj qytetarët e Kosovës, bashkëqytetarët e mi, për punën e palodhur, qëndrueshmërinë e pashoq, dhe angazhimin e çdoditshëm që secila ditë të jetë më e mirë se tjetra”, ka theksuar

Presidentja Osmani.Sipas saj, të gjithë qytetarët janë angazhuar për ta bërë këtë vend më të mirë.

“Është ai taksisti që punon përtej orarit për të mbajtur familjen e tij, është mësuesja e shkollës që me mjeshtëri edukon një gjeneratë të tërë dukë dhënë mësim në një klasë të stërmbushur; është infermierja që sakrifikon gjumin e natës për shëndetin tonë kolektiv; është pronarja e biznesit të vogël në një cep të lagjes që kryelartë zhvillon aktivitetin biznesor përkundër parametrave ekonomik që aktualisht nuk janë fort të favorshëm– është një mozaik kaq i larmishëm i individëve që realisht janë heronjtë tanë të përditshëm”, është shprehur Presidentja Osmani në fjalimin e saj. Presidentja Osmani ka theksuar se janë njerëzit ata që i bëjnë shtetet dhe jo anasjelltas.

“Janë qytetarët tanë që na konfirmojnë çdo herë se kur krijohen kushtet e duhura dhe garantohen platforma adekuate, suksesi është pothuajse përherë i sigurt. Këtë na e keni dëshmuar me arritjet tuaja në art, sport, shkencë e kudo tjetër. Si e tillë, nga viti në vit, Kosova jonë me ju dhe përmes jush fuqizohet gjithnjë e më shumë”, ka theksuar Presidentja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera