Osmani: Besoj se Kosova shumë shpejt do të ulet në NATO dhe do ta kthejë borxhin e bom*ardimeve
Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 24 March 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorë të shteteve aleate bëri homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s në 25-vjetorin e nisjes së bombardimeve që i dhanë fund luftës në vitin 1999.
Osmani tha se 24 marsi është “ditë e shpresës së madhe”, dhe dita që “u shndërrua në një partneritet të palëkundur ndërmjet Kosovës dhe botës demokratike”. Shtetet mike, ajo tha se “qëndruan pranë Kosovës jo vetëm më 24 mars, jo vetëm në vitin ’99, por po qëndrojnë me ne edhe sot përderisa përballemi me sfida të shumta për ta fuqizuar Kosovën edhe ndërkombëtarisht”.
Presidentja tha se Kosova shpejt “do ta kthejë këtë borxh”, raporton Gazeta Express.
“Faleminderit përjetësisht NATO-s. Kosova besoj shumë shpejt do të ulet në NATO përkrah miqve që na qëndruan pranë në momentet më të vështira dhe do ta kthejë këtë borxh duke ndihmuar në vendet e tjera, siç po ndihmon edhe sot ushtria jonë”, u shpreh Osmani para mediave.
Shefja e shtetit kujtoi se si 25 vjet më parë “për herë të parë aleancat e botës demokratike u bënë bashkë për të parandaluar shfarosjen e popullit të Kosovës nga regjimi i atëhershëm gjenocidal i Millosheviqit”.
Osmani e falënderoi “secilin nga ushtarët e NATO-s që e rrezikuan jetën e tyre në mënyrë që ta shpëtojnë tonën”.
“I falënderoj të gjithë liderët të shteteve demokratike që nuk i mbyllën sytë para vuajtjeve të popullit të Kosovës, por na dolën zot, na erdhën në shpëtim dhe edhe sot qëndrojnë pranë nesh përderisa ne punojmë bashkërisht që Kosova e sotme t’i bëjë qytetarët e miqtë e saj të mburren me sukseset në zhvillim e demokracisë, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, u shpreh ajo.
Të tjera
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...