Kuzhina

Omëletë tajlandeze e gatshme për 90 sekonda: E butë nga brenda, kërcëlluese nga jashtë, ju pushton përnjëherë!

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 25 September 2019

Një omëletë e shijshme, e shëndetshme, ndryshe nga të tjerat

Përbërësit:

– 2 vezë;
– ½ lugë të vogël lëng limete apo uthull të zakonshme;
– 1 lugë e vogël salcë nga peshku;
– 1 lugë ujë;
– 1 lugë miell orizi apo qull misri;
– 1 filxhan i vogël vaj i zakonshëm bimor.

-Advertisement-

Përgatitja:

Në një enë tundni vezët, lëngun e limetës apo uthullës, salcën e peshkut, ujin dhe miellin e orizit apo qullin e misrit.

Përzieni me pirun derisa të bëhen të shkumëzuara.

Nxehni mirë vajin në një tenxhere më të vogël dhe qiteni tretjen me vezë.

Pas 20 sekondave, rrotullojeni omëletën.

Lëreni që ana tjetër të fërgohet edhe 20 sekonda.

Hiqeni omëletën nga tigani dhe shërbejeni menjëherë.

Ju bëftë mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera