Nurboja merr pjesë në konferencën e organizuar nga FMN dhe Banka Kombëtare e Kroacisë

Autori: Gazeta inFokus
14:10 | 05 June 2023
Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bashkim Nurboja, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, së bashku me Bankën Kombëtare të Kroacisë “Lundrimi për në të ardhmen – politikëbërja në ujërat e rrëmujshme; nxitja e qëndrueshmërisë në Evropën Qendrore dhe Juglindore”.
Përveç guvernatorëve dhe ministrave të financave të 17 shteteve të ndryshme, në takim mori pjesë edhe Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.
Në diskutime, Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së Kristalina Georgieva me guvernatorët dhe ministrat e financave të shteteve përkatëse, u diskutua lidhur me sfidat dhe mundësitë nga pasojat e fragmentimit gjeoekonomik dhe siguria energjetike; si dhe cili është roli i politikëbërjes në adresimin e këtyre sfidave.
Gjithashtu, në takim u diskutua rreth përkrahjes së FMN-së për të adresuar sfidat më urgjente ekonomike të shteteve, çfarë mund të bëjë më shumë FMN-ja për të ndihmuar dhe mbështetur shtetet, si dhe se si mund të shërbejnë më mirë shërbimet dhe komunikimi me FMN-në.
Gjatë konferencës, U.D Guvernatori i BQK-së, Nurboja, shprehu pikëpamjet e BQK-së lidhur me fragmentimin gjeoekonomik në botë dhe sfidat e mundshme të ekonomisë së Kosovës, si rezultat i zhvillimeve të tilla në ekonominë globale.

Të tjera
-
Temperatura të larta, parashikimi i motit për nesër
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe me temperatura të larta. ...
-
Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se rrugët që lidhin ...
-
Serbët bllokojnë rrugën Rashkë-Jarinjë, qarkullimi në kufi me Kosovën thuajse i ndaluar
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se disa qytetarë të na...
-
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Më 4 korrik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditën e Pavarësisë. Kjo...
-
Hoxhaj tha se e mbështet një koalicion me VV’në, Çitaku: Befasi deklarata e tij, qëndrim i ri
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar ditë më parë se do ta votont...
-
Putin dhe Macron zhvillojnë bisedën e parë pas gati tri vjetësh, presidenti francez bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e zhvilloi një telefonatë “të rëndësishm...
-
Miratohet në Senat “Projektligji i madh dhe i bukur” i Trump
Pas pothuajse 27 orësh dhe 46 votave për amendamentet, republikanët e Senatit...
-
Takimi me Netanyahun javën e ardhshme, Trump jep detaje rreth temave që do të diskutohen
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të ...
-
Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njo...
-
Prattipati në 249-vjetorin e pavarësisë: E kuptojmë rrugëtimin e Kosovës – historia juaj ngjan me tonën
E ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, ka t...
-
Shfaqej me ar*më në foto, Policia arreston një burrë në Shtime – i gjenden uniforma ushtarake në shtëpi
Policia e Rajonit të Ferizajt ka arrestuar një burrë në fshatin Reçak të Shti...
-
Rama njofton për nisjen e zbatimit të plotë të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për pensionet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga sot ka nisur zbatimi ...