“Nuk dua të humbas moralin tim, më kanë vendosur kushte për lojë” – Nur Al Khazal tregon arsyet e refuzimit të ftesës së BBVK
Autori: Gazeta inFokus
09:01 | 03 March 2025
Këtë javë, në emisionin “Zgjohu”, një nga katër mysafirët e ftuar ishte edhe influencerja Nur Al Khazal.
Ajo ndau disa rrëfime mbi jetën e saj, duke zbuluar edhe shumë të pathëna.
Një nga temat që u diskutua ishte refuzimi i saj për të marrë pjesë në Big Brother VIP Kosova 3. Sipas saj, producentja e këtij sezoni, Olsa Muhameti, i kishte ofruar kushte për të qenë pjesë e formatit, por historia e saj nuk ishte parë si “e ndjeshme” apo e denjë për t’u treguar para publikut.
“Ka qenë e vërtetë, edhe në media është komentuar shumë. Kam pasur dëshirë të hyj në Big Brother, sepse e di karakterin tim dhe kam pasur shumë për të treguar. Megjithatë, unë moralin tim nuk e humbas për një reality show, edhe pse ai nuk është reality show“, tha ajo.
Al Khazal shtoi se pjesëmarrësit nuk kanë liri të plotë, pasi janë të detyruar t’i përshtaten kushteve dhe udhëzimeve të produksionit:
“Ka pasur kushte, ka pasur gjëra që ata i kanë vendosur që t’i bësh. Nuk ka qenë tamam karakteri yt apo diçka që të vjen në mendje e ta bësh, por ata kanë vendosur për ty se çfarë duhet të bësh.”
Ndër të tjera, ajo tregoi se ka respekt për televizionin Klan Kosova , por jo për producenten Olsa Muhameti, pasi sipas saj, ajo nuk e ka vlerësuar historinë dhe përvojën e saj.
“Për Olsën nuk kam respekt, sepse ajo nuk e ka parë historinë time si të ndjeshme. Nuk e ka ndjerë shpirtin tim dhe atë çka unë kisha për të treguar. Unë jam shumë e fortë dhe e di se çka mund të ofroja aty. Nuk do të tregoja vetëm anën negative, por edhe atë pozitive.”/GazetaInfokus
Për më shumë, ndiqni emisionin e plotë.

T� tjera
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...
-
Kurti: Policia është pajisur me armë të gjata, automjete e autoblinda të reja
Kryeministri, Albin Kurti, ka vlerësuar rëndësinë e Policisë së Kosovës dhe p...
-
Klinika e Radiologjisë ende vazhdon të ballafaqohet me mungesë të stafit “Besoni janë rritur shumë shërbimet”
Zgjerimi i shërbimeve diagnostikuese në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Kl...
-
BQK njofton se ka aplikuar zyrtarisht për përfshirje të Kosovës në SEPA
Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar sot se ka dorëzuar zyrtarisht apli...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime
Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratua...
-
Fundjava me mot të qëndrueshëm, temperaturat zbresin deri në -4 gradë Celsius
Gjatë fundjavës në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me vra...
-
Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit...
-
Prattipati pret në takim gjeneralin amerikan Osborn në vizitën e tij të fundit zyrtare në Kosovë
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar ...
-
Qytetari nga Ferizaj gjen rreth 270 euro, i dorëzon në polici
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, sot, rreth orës 14:00, në r...
-
Moment krenarie: Jetlum Bunjaku përqafohet me nënën pas diplomimit si polic i Kosovës
Emocione dhe krenari janë përcjellë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës ...
































