Lajme

Gjilan: Katër persona dërgohen në paraburgim për armëmbajtje pa leje

Autori: Gazeta inFokus 20:04 | 06 November 2026

Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji katër personave, të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të gjykatës, të dyshuarit me inicialet B. T., L. H., Sh. R. dhe L. C. janë arrestuar pas një incidenti të ndodhur më 4 nëntor 2026, rreth orës 22:50, në kafiterinë “Intro”, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjatë kontrollit te tre prej të dyshuarve janë gjetur tri pistoleta, ndërsa te personi i katërt është gjetur një thikë.

-Advertisement-

Njëra nga pistoletat ishte e prodhimit zviceran dhe kishte një karikator me dhjetë fishekë. Një tjetër ishte e tipit TT M59, me tetë fishekë, ndërsa arma e tretë ishte e tipit SIG SAUER P938.

Armët dhe thika janë sekuestruar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Gjilan, pasi të dyshuarit nuk posedonin leje për to.

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, meqë nëse të dyshuarit do të liheshin të lirë, mund të ndikonin te dëshmitarët e tjerë, me qëllim të koordinimit të deklarimeve dhe minimizimit të pasojave të veprimeve të dyshuara.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy