118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Autori: Gazeta inFokus
17:01 | 06 November 2026
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ka thënë se guximi i një polici nuk dëshmohet vetëm në përballje me rrezikun, por edhe në zbatimin e drejtë të ligjit dhe në mbrojtjen e qytetarëve.
Ajo tha se një zyrtar policor duhet të veprojë drejt edhe kur është më e lehtë të heshtë, të mos e keqpërdorë autoritetin që i jep uniforma dhe të mbrojë të dobëtin edhe kur përballë ka dikë të fuqishëm.
“Guximi i një polici nuk dëshmohet vetëm në përballje me rrezikun. Guxim është edhe të veprosh drejt kur është më e lehtë të heshtësh, të mos e shpërdorosh pushtetin që të jep uniforma, të mbrosh të dobëtin edhe kur përballë ke një të fuqishëm dhe të mbrosh ligjin edhe kur shkelja e tij vjen nga dikush që e njeh. Autoriteti i policit buron nga ligji, ndërsa dinjiteti fitohet me sjellje dhe me vepra.”
Haxhiu ka përmendur po ashtu se në mesin e kësaj gjenerate janë 118 vajza e gra.
“Në mesin tuaj sot janë 118 vajza dhe gra që kanë zgjedhur t’i shërbejnë vendit përmes Policisë së Kosovës. Prania e më shumë grave në institucionet e sigurisë është një zhvillim i rëndësishëm për vendin tonë. Por, derisa gjithnjë e më shumë gra po marrin përgjegjësi për sigurinë e të tjerëve, shumë gra të tjera vazhdojnë të jetojnë nën kërcënimin e dhunës, fatkeqësisht edhe brenda shtëpive të tyre.”

T� tjera
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, interpelancë me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën me ç’rast ka propozuar ...
-
Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror
Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportim...
-
Momente emocionuese: I biri i heroit Afrim Bunjaku, nga sot polic i Kosovës
Një moment emocionues ka shënuar ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-...
-
Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protes...
-
Prokuroria nis hetimet ndaj punonjësit të Raiffeisen Bank për publikimin e transaksioneve bankare të Përparim Ramës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se tashmë ka nisur edhe proce...
-
Aktakuzë për fajde në Prizren: I dyshuari përfitoi mbi 400 mijë euro kamata, kërkoi prona me vlerë 1 milion euro
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Nisë ceremonia e shumëpritur për diplomimin e kadetëve, pas sigurimit të uniformave
Ka nisur ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policis...
-
Përfundon në paraburgim personi që sul*moi gjyqtaren në Viti
Gjykata Themelore në Gjilan, dega Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, pë...
-
Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt mban mbledhjen me dyer të mbyllura
Komisioni Hetimor Parlamentar, i mandatuar për të hetuar veprimet dhe mosvepr...
































