Lajme

Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 06 November 2026

Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bllokuar punën e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kundërshtuar përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit në listën e institucioneve nga të cilat do të kërkohen dokumente dhe dëshmi, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Ramadani ku është edhe kryetar i komisionit hetimor ka bërë të ditur se mbledhja e sotme është ndërprerë për shkak të kundërshtimit të përfaqësuesve të VV-së.

“Sot, gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor, VV u barrikadua kundër përfshirjes së Zyrës së Kryeministrit (ZKM) si një prej adresave ku Komisioni do të kërkonte dokumente dhe dëshmi. Pra, VV nuk lejoi që Zyra e Kryeministrit të përfshihej në listën e institucioneve prej të cilave Komisioni do të kërkonte dokumente dhe dëshmi”, ka deklaruar Ramadani.

-Advertisement-

Ai ka treguar se gjatë mbledhjes kishte vendosur të jepte pesë minuta pauzë, me shpresën se përfaqësuesit e Vetëvendosjes do ta ndryshonin qëndrimin.

Sipas Ramadanit, edhe pas pauzës, përfaqësuesit e VV-së kanë vazhduar ta kundërshtojnë përfshirjen e Zyrës së Kryeministrit, pavarësisht argumenteve që, sipas tij, e arsyetonin kërkimin e dokumenteve nga ky institucion.

“Kur e kuptova bllokadën, u dhashë 5 minuta pauzë me shpresën se do të ndryshonin qëndrimin, por kjo nuk ndodhi. Pas pauzës, pavarësisht se ekzistuan të gjitha argumentet e qëndrueshme që ZKM duhet të përfshihet si institucion ku Komisioni Hetimor kërkon dokumente dhe dëshmi, VV mbeti e barrikaduar kundër. Për këtë arsye, e ndërpreva mbledhjen., ka deklaruar Ramadani.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor do të mbahet të hënën, ndërsa i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshojë qëndrim.

“E lus Lëvizjen Vetëvendosje të reflektojë e të mos bllokojë!”, ka përfunduar ai./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy