Lajme

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 06 November 2026

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me të cilën ka diskutuar për punën legjislative që e pret Kuvendin dhe proceset e rëndësishme politike në vend.

Përmes një njoftimi, Hargreaves ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave të Bashkimit Evropian dhe Planit të Rritjes.

Një tjetër temë e diskutimit ishte strategjia shtetërore për procesin e ankesave pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

-Advertisement-

Sipas ambasadorit britanik, është diskutuar rëndësia që kjo strategji të jetë në interesin më të mirë të Kosovës, duke respektuar njëkohësisht zotimet ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit.

Hargreaves e ka cilësuar takim të këndshëm takimin me kryetaren e Kuvendit, në një kohë kur institucionet e Kosovës janë funksionalizuar plotësisht.

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy