Një muaj paraburgim kundër dy të dyshuarve për prostitucion në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus
11:28 | 10 August 2022
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurave B.K dhe A.P, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mundësim dhe detyrim në prostitucion.
E pandehura A.P dyshohet se ka kryer edhe veprën penale ‘Sulm’ ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Siç njoftohet, gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurave B.K dhe A.P e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtave iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilën veç e veç.
Të pandehurave masa e paraburgimit i caktohet në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së.
“Caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se nëse të pandehurat lihen në liri, do të pengojnë rrjedhën normale të procedurës duke mos ju përgjigjur ftesave, po ashtu ekziston rreziku i ikjes së tyre, pasi që të njëjtat janë shtetase të huaja”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Të tjera
-
Liderët evropianë bashkohen në Kiev për t’iu kundërpërgjigjur paradës së Vladimir Putinit
Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe liderët e tjerë evropianë, Presidenti...
-
Babai raporton zhdukjen e djalit në Ferizaj, policia nis hetimet
Një djalë është zhdukur që nga dita e enjte në qytetin e Ferizajt. ...
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në r...
-
Aksident në Shupkovc të Mitrovicës
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, saktësis...
-
Muharremi: Krasniqi është politikani më i matur e balancuar në skenën politike
Analisti Shenoll Muharremi ka thënë se nuk ka dyshime se kryetari i Partisë D...
-
Sot bëhen 27 vjet nga Beteja e Llapushnikut
27 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet...
-
Ahmeti për gjykimin në Hagë: Padrejtësi ndaj UÇK-së, nisi me akuza të pabaza
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-drejtuesve ...
-
Kosovës masat pritet t’i hiqen gradualisht, thonë nga Komisioni Evropian
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës do të hiqen gradualisht. Kjo u konfirmua në ...
-
Shqipëria në heshtje elektorale
Mbrëmja e së premtes shënoi përmbylljen e fushatës zgjedhore në Shqipëri, duk...
-
Hamiti: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës po i vuajmë të gjithë, edhe votuesit e Kurtit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar së muajin e ar...
-
Deputetët nesër mblidhen sërish në përpjekjen e 14-të për të konstituar Kuvendin
Dje dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar kuvendin. Ngjarja rrodhi...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë reshje lokale...