Lajme

Një i mitur bën për spital bashkëmoshatarin e tij në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 06 October 2022

Pasditen e të mërkurës një i mitur nga Klina ka rrahur bashkëmoshatarin e tij pasi që ishin fjalosur mes vete, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i mitur i cili pas një zënke verbale të çastit që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar po ashtu i mitur, e kishte sulmuar fizikisht. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, ka raportuar policia./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera