Lajme

Nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, këto janë temat kryesore

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 28 April 2022

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e cila si rend dite ka edhe propozimin e 40 deputetëve të opozitës për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo seancë ka filluar që nga ora 10:20.

Në këtë seancë do të bëhet edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Ky është rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  4. Propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare,
  6. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë,
  7. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  8. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera