Nipi i Besnik Bislimit pretendonte pozitën e guvernatorit të BQK-së, nuk kalon fazën e intervistimit
Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 26 January 2023
Gëzim Tosuni, nipi i Zëvendës Kryeministrit, Besnik Bislimi, pas raportimit të Gazetës Infokus, është eliminuar nga gara për pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Ai ishte në listën prej 14 personave që pretendonin karrigen e të parit të BQK-së dhe nuk ka arritur te kalojë fazën e intervistimit.
Gazeta Infokus raportoi ekskluzivisht të martën se kishin filluar intervistimet nga paneli i BQK-së dhe në garë ishte edhe nipi i Bislimit. Mirëpo si duket ai nuk e ka kaluar fazën e intervistimit dhe është eliminuar nga gara. Kjo sipas njoftimit të BQK-së ku thuhet se janë 4 emra të cilët janë përzgjedhur e do të dërgohen për votim në Kuvendin e Kosovës ashtu siç e parasheh ligji për BQK-në.
Emrat e përzgjedhur janë, Shkendije Himaj, zyrtare e lartë për 18 vite në BQK, Nexhat Kryeziu, anëtar i Bordit të BQK-së, Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli.
Kjo nuk është hera e parë që nipi i Besnik Bislimit pretendon ose zgjidhet në pozita të tilla shtetërore.
Në vitin 2021 ai u emërua në Këshillin Shtetëror të Cilësisë, si anëtar për të monitoruar punën. Mirëpo përveç punësim në baza familjare për shkak të afërsisë që Tosuni kishte me zv. kryeministrin e parë të vendit, kjo pozitë që iu dha atij paraqiste edhe konflikt interesi.
Për këtë kishte raportuar Gazeta Infokus, në vitin 2021, dhe arsyeja pse ky post që iu dha “nipit të famshëm” paraqiste edhe konflikt interesi ishte për shkak se në të njëjtën kohë ai po mbante edhe pozitën e anëtarit të Bordit për nostrifikim të diplomave në Ministrinë e Arsimit.
E që pas raportimit të Gazetës Infokus, Agjencia Kundër Korrupsion e kishte obliguar që të largohej nga njëra prej këtyre pozitave.
“Ashtu, diçka ngjashëm siç ka thënë Albini që e ka Glaukun. Dmth as djalë i dajës, as i hallës, as nip e as motër”, pati thënë Nagavci, me çka edhe pati nxitur të qeshura në Kuvend.
Por kulmin ia pati vënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila pati deklaruar se kur e ka pyetur Bislimin se çfarë e ka Tosunin, Bislimi i paska pas thënë se në këto 50 vjet ndoshta mund ta ketë takuar njëherë. Ndërsa, Tosuni është nën moshën 50 vjeçare.
Mirëpo më pas Bislimi e kishte konfirmuar marrëdhënien e tij familjare me Tosunin duke shpërndarë në profilin e tij zyrtar një arritje të nipit të tij e duke shkruar shkurtimisht “Bravo Nipi”./Gazeta Infokus/
LEXO EDHE: Gara për guvernator të BQK-së, këta janë emrat në listën e ngushtë që do të votohen në Kuvend
Të tjera
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...