Fokus

Ngacmohet seksualisht një 11 vjeçare në Drenas, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 13 December 2022

Një person i moshës madhore është ndaluar pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo tha se brenda afatit ligjor Prokurori i Shtetit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

-Advertisement-

“Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person (madhor), për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, sipas KPRK-së, si dhe brenda afatit ligjor, prokuroria do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Viktima në këtë rast është e mitur, andaj për shkak të procedurës për të mitur dhe ruajtjes së integritetit të hetimeve, nuk mund të japim informata të tjera lidhur me këtë çështje penale, përveç se në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.”, tha Ulaj për Infokus.

Sipas raportimeve viktima është e moshës 11 vjeçare e ku thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Gllanasellë të komunës së Drenasi./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera