Nëse do të ngritën aktakuza të reja, ato do të publikohen pasi të konfirmohen
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/03/Gjykata-Speciale-ne-Hage-foto-REL-EPA-EFE-720x405-1-696x392-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
23:46 | 19 March 2022
Gjykata Speciale, në një përgjigje me shkrim për emisionin “Betimi për Drejtësi” , ka thënë se nëse do të ngritën aktakuza të reja, ato do të publikohen pasi të konfirmohen nga gjykata.
“Në çështje të mëparshme, vendimi i Kryetares për caktimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake për shqyrtimin e aktakuzës ishte publik dhe aktakuzat u bënë publike pas konfirmimit të tyre”, thuhet në përgjigjen e Hagës.
Gjykata Speciale thotë se kjo gjykatë u bë funksionale në aspektin gjyqësor në vitin 2017 dhe se gjykimi i parë filloi në vitin 2021, një vit pasi u bë publike aktakuza e parë. Sipas tyre, deri tani nuk ka pasur asnjë konstatim nga ndonjë panel e as nga Avokati i Popullit lidhur me ndonjë vonesë në procedurat gjyqësore.
Kjo gjykatë thotë se nga shtatori i vitit 2020 janë mbajtur 95 seanca publike, të cilat janë transmetuar në internet në tri gjuhët e gjykatës, shqipe, serbishte dhe anglishte dhe së të njëjtën periudhë, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Trupat Gjykues dhe Panelet e Apelit kanë nxjerrë më shumë se 800 vendime dhe urdhra gjyqësorë.
“Gjithashtu, prej shtatorit 2021, kur filluan gjykimet, njësia e posaçme e Zyrës Administrative e ngarkuar me mbrojtjen e dëshmitarëve ka siguruar paraqitjen në kohë dhe të sigurt të rreth 27 dëshmitarëve”, thotë Gjykata Speciale. /BpD/.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Image_20231220_143505_782-scaled.jpeg)
Të tjera
-
Bie breshër e shi i madh në Drenas
Pas temperaturave tejet të larta ditëve të fundit në Kosovë, sot pasdite në s...
-
E rëndë: Një tjetër aksident me fatalitet, vdes motoristi pasi u ndesh me një veturë në Mitrovicë
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një veture, mot...
-
Gjashtë persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sllagrazhd të Suharekës
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik në...
-
Vd es në QKUK shoferi i lënduar rëndë nga aksidenti i mbrëmshëm mes 5 veturave në Fushë Kosovë
Mbrëmë rreth orës 23:00 ndodhi një aksident trafiku mjaft i rëndë mes pesë ve...
-
Rama njofton për një festival të ri me Vespa në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se më 31 gusht dhe 1 sh...
-
Temperaturat e larta nuk i ndalin haxhilerët kosovarë që të vizitojnë vendet historike në Medinë
Sot, haxhilerët kosovarë, të prirë nga udhëheqësit e tyre, vizituan vendet hi...
-
“Partneri i jonë i kahershëm, Kosova”: Këshilltari i Lartë ushtarak amerikan viziton trupat e Gardës së Iowa-s në KFOR
“Partneri jon i kahershëm, Kosova”, thotë Këshilltari i Lartë ushtarak në Gar...
-
Kosovarët më të rinjt në Evropë, 31 vjet mosha mesatare
Kosovarët, për nga mosha mesatare, janë më të rinjtë në evropë, ndërsa kroatë...
-
Kurti fton komunitetet joshumicë: Aplikoni për punësim në institucionet publike të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të rinjve dhe të rejav...
-
Clark i krahason intervenimet në Libi, Irak e Afganistan me atë në Kosovë, ia jep meritat LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës e bërë të suksesshëm intervenimin e NATO-s në ve...
-
Ministrat e BE-së takohen nesër në Luksemburg me kryediplomatët e gjashtëshes ballkanike
Nesër në Luksemburg do të mbahet takimi i ministrave të jashtëm të BE-së, ku ...
-
Këshilla për shoferët gjatë vozitjes në vapë të madhe
Temperaturat e larta kanë ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njeriut dhe gj...