Në vend që të eksportojë thëngjill dhe energji elektrike, Kosova i importon këto të dyja
Autori: Safet Gërxhaliu 09:45 | 25 October 2022
Kosova është shteti ‘Sui generis’ në Evropë dhe botë. Për nga ndërtimi i institucioneve mund të vlerësohet se ka qenë eksperiment dhe një pikë nisje për shumë projekte, shumë programe, apo edhe segmente tjera zhvillimore.
Në vitet e pasluftës me vendosjen e administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, e njohur si UNMIK shumë eksperimente janë bërë duke filluar nga administrata, ekonomia, arsimi, shëndetësia, por mbi të gjitha thelbësore në këtë rrugëtim ka qenë privatizimi në Kosovë, që është bërë përmes disa metodave, të cilat lanë gjurmë negative në ekeonominë e brishtë të Kosovës.
Ish ndërmarrje shoqërore gjatë UNMIK-ut, por edhe pas këtij misioni u shkatërruan falë politizimit, nepotizmit, kriminalizimit, mosprofesionalizmit dhe në vend që këto ndërmarrje të jenë në funksion të shtetit, edhe në këtë kohë ende janë barrë e shtetit.
Paradoksi më i madh është se Republika e Kosovës dihet se ka bazenin më të madh të rezervave të thëngjillit në Evropë dhe çuditërisht ështe e varur nga importi i energjisë elektrike dhe thëngjillit.
Në këtë kohë kur e gjitha bota, rajoni, por edhe Kosova po ndeshen me probleme të mëdha të furnizimit me energji elektrike, për shkak të agresionit rus ndaj Ukrainës dhe në vend se Kosova të jetë prodhuese dhe eksportuese e energjisë elektrike, por edhe i thëngillit, paradoksalisht ajo po importon thëngjill për nevoja të sektorit privat, për nevojat të kompanive të mëdha që veprojnë në Kosovë dhe që absorbojnë sasi të mëdha të thëngjillit.
Në kohën kur ka shumë kërkesa për të eksportuar thëngjill, ne si Kosovë, jo vetëm që nuk po prodhojmë dhe të shtojmë kapacitetet prodhuese, por tani kemi bllokim total të thëngjillit.
Në çoftëse ndalohet prodhimi i energjisë elektrike falë ‘patriotëve ambiental’, si është e mundur që të bllokohet edhe shitja e thëngjlit, kur kërkesa për të dhe energji elektrike është enorme.
Sot ka kompani në Kosovë, si Ferronikeli në Drenas, Silcapori në Kaçanik, Abi Elif në Prizren dhe shumë të tjera që janë të detyruara të importojnë sasi të mëdha të thëngjillit nga vende të tjera, si.psh Turqia apo edhe vende të tjera, e pikirerisht kjo e dëshmon mjerimin jo vetëm të ekonomisë kosovare, por edhe politikës së Kosovës e cila nuk po din të veprojë dhe po sjell vendime të demshme për ekonomin edhe ashtu të brishtë. Vlenë të theksohet se vetëm ‘Ferronikeli’, ka kërkesa vjetor prej 100 mijë tona thëngjill, i cili momentalisht është duke importuar, e mos të flasim për nevojat e kompanive të tjera.
Në këtë kohë në vend që të kishim të gatshëm thëngjill për të shitur dhe për të përmbushur nevojat e Kosovës, në KEK kemi një bllokim të prodhimit të thëngjillit, për më shumë arsye politike sesa për argumente ekonomike.
Është më rëndësi të theksohet se viteve te fundit kemi rritje të çmimit të thëngjillit, ku një ton thëngill ka shkuar deri në 48 euro sa është shitur në tregun e huaj, ndërsa tani kjo shifër ka shkuar në 65 euro, po ashtu një tonë thëngill i laget nga 17 euro sa është shitur në tegun e huaj, tash mund të arrijë në dyfshin e kësaj shifre. Në këtë drejtim është koha që duhet të kemi mirëkuptim dhe ekspertët e fushës të reagojnë që ekonomia e një shteti te zhvillohet duke shfrytëzuar resurset natyrore dhe të mbështeura nga faktori i edukur njeri.
Nuk i bëhet nder Kosovës qe të shndërrohet në një shtet social, nga i cili po dëmtohet buxheti dhe po ngulfatet zhvillimi ekonomik. Kur kemi të bëjmë me thëngjillin, kërkesa eshte maksimale nga vendet të ndryshme. Prandaj, vlenë të theksohet se vetëm një operator nga rajoni ka nevijë për më shumë se 500 mijë tonë thengjill për vit.
Është koha që të merren vendime ne interes të ekonomise dhe qytetarëve, sepse kriza është sfidë, por edhe sfida është mundësi dhe kjo mundësi duhet të shfrytëzohet.
Në Kosovë ekziston nje kompani e cila merret me shitjen e thëngjillit, ajo është “Kosova Thëngjilli”, në të cilën kompani punojnë 170 punëtorë dhe ata me muaj të tërë nuk janë duke punuar, falë mos vazhdimit të kontratës nga ana e KEK-ut, e cila mungesë po e dëmton Kosovën në pore të ndryshme, ndërsa “Kosova Thëngjillin” pranë falimentimit.
Nuk duhet të lejohet që shteti të shndërrohet në shtet social, është koha që të shfrytëzohen këto potenciale natyrore dhe të jenë garanc e qëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale të Kosovës.
Qasja që do ta bllokojmë çdo institucion deri sa nuk e “kapim” ne është dëmi më i madh që i bëhet ekonomisë kosovare.
Nuk është në rregull që pasuria kryesore e Kosovës, siç është thëngjilli të bllokohet nga qarqe të ndryshme, apo edhe grupacione qoft poltike, apo edhe biznesore. Kosova është e të gjithëve, dhe jo vetëm e një partie apo ideologjie. Prandaj, duhet reflektim dhe guxim për avancim dhe shfrytëzim të këtyre potencialeve dhe jo revanshizëm dhe politizim në dëm të shtetit dhe ardhmërisë së republikës sonë.
Të tjera
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...