Fokus

“Ne që jemi të Mitrovicës jemi mësu me shku”, Faton Peci flet pasi publikoi videon duke u larë në liqenin e Ujmanit

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 30 July 2024

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur pasi publikoi një video në rrjetet e tij sociale, ku shihej duke notuar në liqenin e Ujmanit së bashku me një person tjetër.

Peci në një deklaratë për Gazetën Infokus, fillimisht ka thënë se kjo është meritë e punës në dy vitet e fundit.

“Unë mendoj që në dy vitet e fundit Kosova ka progresin më domethënës  në prezencë të rendit, të ligjit, luftimit të dukurive negative.. Mesazhi që kam dashtë me përçua është se edhe ajo është pjesë e Kosovës, njëra prej pasurive më të mëdha që ka Kosova, edhe qytetarët duhet ta shfrytëzojnë edhe për aspekt freskimi, rekreacioni, përveç kësaj pjesë e madhe e Kosovës edhe furnizohen prej tij”.

-Advertisement-

Mirëpo më pas tregon se si edhe më herët qytetarët e Mitrovicës e edhe vetë ministri Peci si i ri kanë shkuar në liqenin e Ujmanit duke thënë se banorët e kësaj pjese janë të mësuar me këtë.

“Ne që jemi të Mitrovicës jemi mësu me prezencë, kur kemi qenë të  vogël kemi kalu aty tek Ujmani, Ibri, Sitnica” shtoi ai për Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera