Walker, që shpërfaqi gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve, nderon me homazhe viktimat e Reçakut

Autori: Gazeta inFokus
11:16 | 15 January 2025
Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar Masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, sot 26 vjet pas asaj dite ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Ambasadori Wiliam Walker në homazhe është shoqëruar nga anëtarët e Listës për Familjen.
Walker, i cili vjen për homazhe në pothuajse në cdo përvjetor ka thënë se dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tani sipas tij ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe “supozoj se ka edhe nga e gjithë bota”.
“Çdo vit, mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që janë këtu nga i gjithë vendi. Dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota. Pra, ju falënderoj që po e pasqyroni këtë, ju uroj të gjithëve një ditë shumë të lumtur dhe i uroj gjithë popullit të Kosovës një Vit të Ri të lumtur”, ka thënë Walker, raporton Ekonomia Online.
Eman Rrahmani nga Lista për Familjen tha se ishte ambasadori Wiliam Walker, ai që shpërfaqi fytyrën e vërtet të gjenocidit të Serbisë.
“Jemi sot këtu me ambasadori Wiliam Walker figurë e cila i shpërfaqi fytyrën e vërtet të gjenocidit të Serbisë, një ambasador i cili ka bërë shumë për çështjen e Kosovës. Jemi në përkujtim të masakrës dhe gjenocidit që ka kryer Serbia këtu në Reçak në familjet shqiptare. Neve na mbete që të angazhohemi që të jemi çdo herë pranë atyre që kanë ndihmuar dhe kanë vepruar për mbrojtjen e familjes, mbrojtjen e vendit dhe tokave shqiptare”, tha Rrahmani.

Të tjera
-
Rinia e LDK-së i japin përkrahje të fortë Imri Ahmetit
Qytetarët janë duke vazhduar që t’i japin përkrahje kryetarit të Lipjanit, Im...
-
Ali Ahmeti me mesazh për qytetarët: Fatin e Kosovës e keni në dorë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, iu ka adresuar qytetarët të Republikës së Koso...
-
Vetura godet për vdekje një këmbësore në Prizren
Një grua e moshës 68-vjeçare pa vdekur pasi është goditur nga një veturë në r...
-
“Akuza për kundërshtarët, po bëhet gati me dalë në opozitë – E ka ndërmend të shndërrohet në opozitar agresiv”, Gorani për Kurtin
Njohësi i çështjeve politike Dukagjin Gorani, i ftuar në emisionin Pressing n...
-
Arrestohen dy të rinj në Prishtinë, sekuestrohen nạrkotikë dhe para të falsifikuara
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, nën dy...
-
Bedri Hamza: Si kryeministër, unë do ta respektoj opozitën
Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, ka folur në emisionin Pressi...
-
Koalicion me Vetëvendosjen? Memli Krasniqi sqaron vijën e kuqe në “Top Story”: Nuk e shohim të ardhmen njësoj
Teksa numërimi mbrapsht ka nisur, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ...
-
“Kanë me më votu edhe ata që i votuan partitë tjera – nuk jemi armiq mes vete”, Hamza për votuesit
Bedri Hamza, kandidat për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, i ft...
-
“Krisma e fitores së madhe do të ndihet anë e kënd” – Mërgim Lushtaku pas takimeve në Leshan dhe Pllaqicë
Fshatrat Leshan dhe Pllaqicë kanë pritur sonte kandidatët e Partisë Demokrati...
-
Shahin Dervishaj: Në Drenicë, bashkë me Gjeneralin Sami Lushtaku për ma mirë
Gjenerali dhe ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, përgjatë gjithë fusha...
-
Karrige të zbrazëta dhe njerëz duke u larguar nga tubimi derisa Kurti mban fjalim – pamje nga sheshi
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në P...
-
Haradinaj në Lug të Drinit – Mbështetje masive për Kosovën Fituese
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, u prit me entuziazëm të madh ng...